Office.al punëson:
Office.al kërkon të punësojë agjent/e terreni.
* Çdo agjent do të ndjekë një fazë trajnimi 3(tre) ditore për të përvetësuar teknikat
e nevojshme dhe për të patur njohuri më të avancuara mbi produktet që ata do të shesin.
KRITERET:
- Minimalisht të kenë mbaruar arsimim e mesëm (arsimi i lartë përbën avantazh).
- Të jenë të komunikueshëm.
- Të jenë energjikë dhe seriozë.
- Të jenë te aftë të punojnë në grup.
- Të kenë njohuri mbi paketën bazë Microsoft Office.
- Ti përgjigjen me përpikmëri kërkesave të kompanisë.
Office.al kërkon të punësojë një menaxher/e shitjesh:
DETYRAT:
- Menaxhimin e stafit të agjentëve të shitjes.
- Shpërndarjen e detyrave për çdo agjent.
- Studimin e terrenit.
KRITERET:
- Minimalisht të ketë mbaruar arsimim e mesëm (arsimi i lartë përbën avantazh).
- Të jetë i komunikueshëm.
- Të jetë dinamik, të ketë sensin e iniciativës.
- Të jetë i/e aftë të punojë në grup.
- Të ketë aftësi organizative.
- Të jetë i pajisur me leje drejtimi kategoria B.
- Duhet të ketë automjetin e tij/saj.
Për të aplikuar dërgoni CV tuaj të shoqëruar me foto këtu: hr@office.al
http://www.office.al/
Apliko