NJOFTIM PUNËSIMI

Financiere

Një Kompani ndërkombëtare pijesh, United Albanian Breweries sh.p.k, ( Tuborg ), me qendër në Tiranë, kërkon të punësojë një Financiere.

Detyrat Kryesore


  • Të kryejë pagesat e faturave sipas procedurave e rregullave financiare të përcaktuara si dhe legjislacionit shqiptar.
  • Të përgatisë raportet financiare rutinë mujore/tremujore dhe vjetore.
  • Të përgatisë borderonë e punonjësve, të merret me kontributet e sigurimeve shoqërore e shëndetësore, taksat, dhe /ose llogaritjen e kostos.
  • Të ndjekë situatën financiare e të identifikojë rastet e mospërputhjeve apo gabimeve.
  • Të kontrollojë dhe të ndjekë inventaret në mënyrë periodike.
  • Të kryejë analiza të sakta mbi përputhjen e dokumentacionit të palëve të treta.


Kërkohen:

-Diplomë në Fakultetin Ekonomik, dega Financë. Diploma Master është një avantazh.
-Njohuri shumë të mira të programit ALFA.
-Njohuri shumë të mira në përdorimin e programeve bazë të kompjuterit Microsoft Office, vecanërisht në Excel.
-Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
-Njohuri të mira të standardeve IFRS.
-Të ketë të paktën 3 vjet eksperiencë pune si Financiere.

Nëse kualifikimet tuaja përputhen me këto kërkesa dhe ju dëshironi të punoni në një ambient dhe ekip pozitiv, me një pagë dhe benefit kompetitiv, ju ftojmë që të aplikoni.
Afati i fundit për aplikim është 12 Shkurt 2011.

Lutemi dërgoni CV tuaj
në adresën e mëposhtme:
Rr: “Vangjel Ceco”, Kombinat, Tiranë
E-mail address: pmoci@uab.al
Phone: 2350 991/0 or 2352 425
Fax: 2352 222

Apliko