Detyrat :
- Raporton tek Drejtori i Marketingut
- T’iu prezantoje dhe t’iu shesë klientëve produktet e kompanisë.
- Të jetë i mirinformuar mbi produktin dhe kompaninë.
- Të përgatisë raporte të herëpashershme mbi ecurinë e shitjeve, ku të përfshihen: kontaktet e marra, shitjet e realizuara, kontaktet pas shitjeve dhe shkalla e realizimit të objektivave.
- Të ndjekë mundësitë e reja dhe referencat që mbledh në terren.
- Të vendosë dhe të ruaj raporte të mira dhe afatgjata me klientët ekzistues dhe ata potencialë.
Kandidati duhet të plotësojë kriteret si më poshtë:
- Të ketë mbaruar Universitetin, preferohet Ekonomik.
- Të ketë eksperiencë në fushën e Shitje/Marketing (eksperienca në tregun e kozmetikës dhe estetikës përbën përparësi)
- Të njohë shumë mirë programet e paketës Office
- Të jetë i komunikueshëm dhe i aftë që të punojë në grup.
- Të ketë aftësi bindëse, të jetë energjik dhe të ketë iniciativë.
- Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës italiane ose angleze.
Paga konkuruese.
Kandidatet e interesuar të dërgojnë CV dhe Letër Motivimi në adresën:
info@bio-aklen.com
Apliko