Balkan Sport Shpk. është distributor zyrtar i dy prej markave të njohura sportive në botë, adidas dhe Reebok për Shqipërinë; dhe gjithashtu përfaqësues zyrtar i rrjetit multibrand sportiv INTERSPORT.

Pozicion vakant, Graphic Designer

Përgjegjësitë:

· Të dizenjojë broshura, flajera, postera, kartvizita, banera, etj;
· Të kujdeset për dizenjimin dhe ekzekutimin e materialeve online ose të printuara sipas fushatave të Marketingut;
· Të asistojë në të gjitha projektet sipas nevojave të departamentit të Marketingut.

Kriteret e punësimit:
· Të ketë njohuri shumë të mira mbi programet e dizenjimit Photoshop, Ilustrator dhe Indesign;
· Të ketë njohuritë bazë mbi materialet e shtypit dhe pjesën teknike të prodhimit
· Të ketë njohuri të gjuhës angleze;
· Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
· Të ketë etikë në pune;
· Përbën avantazh diploma Bachelor në fushat Grafik Design, Shkenca Kompjuterike ose Marketing;
· Përbën avantazh njohuria e gjuhëve të programimit HTML/CSS/PHP.


Nëse jeni të interesuar për pozicionin e mësipërm ju lutem dergoni CV-në tuaj në adresën e email-it: hr@balkansport.al



Apliko