ALBA PUNËSIM është një agjensi private punësimi, e cila ka si aktivitet të saj: ndërrmjetësimin në tregun e punës. Ne përdorim profesionalizmin tonë në fushën e burimeve njerëzore për t'ju përgjigjur nevojave të klientëve, duke u siguruar kandidatët më të mirë në tregun e punës dhe kandidatëve duke ju ofruar mundësi punësimi.

Për një klientin tonë, një kompani shqipëtare lider ne treg
, jemi duke kërkuar:

Financiere (F)


Kërkesat për pozicionin:


Të jetë diplomuar në nivelin master për Financë Kontabilitet.
Te njohe mire ligjet fiskale mbi dokumentacionet dhe shpenzimet e lejuara
Të ketë jo me pak se 3 vjet eksperiencë si Financiere
Të perdore mire programin financiar Alpha dhe programet Microsoft Office.
Të zotërojnë mirë gjuhen Angleze
Të zotëroje aftësi të mira komunikuese dhe punë në grup.

Detyrat kryesore:


Perpunimi i dokumentacionit te punonjesve

Hartimi I pasqyrave permbledhese te punes te cdo punonjesi per cdo muaj, hartimi i borderove te punonjesve dhe kontabilizimi i tyre.

Mbajtja e pasqyrave financiare, bilanci, listepagesat, deklarimin e taksave/TVSH-së, etj.

Përgatitja e dokumentacionit financiar.

Komunikimi dhe koordinimi i punës me Tatim Taksat,QKB, Bankat etj.

Menaxhimi i inventarit, aktiveve të qëndrueshme etj.

Menaxhimi i arketimeve dhe pagesave nepermjet sistemit bankar dhe arkës.

Arkëtimet, pagesat dhe mbajtja e gjendjes ditore

Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni cv-në tuaj me foto në gjuhën angleze ne adresën:
info@albapunesim.al.

Ju lutem shënoni tek subjekti:
Financiere (F)

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen per interviste.


Apliko