Balfin Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
Neptun shpk është pjesë e Balfin Group e specializuar në tregëtimin e pajisjeve Elektroshtëpiake.

Pozicioni: Shërbim Klienti
Departmenti: Retail
Vendodhja: Neptun TEG

Përmbledhja e Pozicionit: Ky pozicion ka për detyrë të mbledhë të gjitha problemet, ankesat dhe cështjet e klienteve. Gjithashtu duhet të kontrollojë të gjithë veprimtarinë e dyqanit dhe t’i pajisë klientët me fleten e garancisë për produktet e blera.
Objektivi kryesor i një personi në pozicionin e shërbimit për klientin është të rregjistrojë dhe të informojë personat përkatës të departamenteve për cdo problem apo cështje që ka të bëjë me klientët/vizitorët.


Detyra dhe Përgjegjësi:
· Kujdesi për mirëmbajtjen e dyqanit;
· Rregjistrimi dhe kthimi i përgjigjes për ankesat dhe komentet e klientëve;
· Të qënurit ndërlidhja midis klientit dhe personit/departamentit përkates;
· Rregjistrimi i të gjithave produkteve të demtuara ose që mungojnë;
· Pajisja e klientëve me fletën e garancisë për produktet e blera në dyqan;
· Përgatitja e listës së turneve në bashkëpunim me përgjegjësit e sektorëve;
· Mbajtja e një raporti me të gjitha të dhënat e punonjësve dhe kalimi i informacionit të departamenti i Burimeve Njerëzore;

Funksione të tjera të punës:

· Marrja pjesë në cdo lloj programi trajnues;
· Sigurimi i të gjithave raporteve të kerkuara në lidhje me shërbimin për klientin;
· Azhornimi i një aplikimi specifik i shërbimit për klientin;
· Rregjistrimi i cdo abuzimi të pjesëtarëve të dyqanit në lidhje me koorporatën;

Kërkesat:
· Edukimi: Diploma Universitare;
· Eksperiencat e punës: Minimum 2 vjet përvojë pune në pozicione të ngjashme;
· Kualifikime të tjera:
- Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze (me shkrim dhe verbale);
- Njohuri të mira kompjuterike;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese;
- I gatshëm për të punuar nën presion dhe në situata sfiduese;
- Ndershmëri dhe integritet të lartë;

Kushtet e punës: Grupi Balfin ofron një paketë benefitesh tërheqëse, duke përfshirë një pagë të drejtë të bazuar në merita dhe vlerësimin e performancës.

Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar mund të dërgojnë aplikimet e tyre me e-mail në adresën tonë elektronike hr@neptun.al.

Afati i dorëzimit: 25.02.2017


*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr 9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Apliko