HireMe është kompania lider ne fushen e punesimit, e cila ofron shërbime profesionale ne perzgjedhjen e personelit. Në emër të klientit tonë, një kompani prestigjoze ne fushen e distribucionit, jemi duke kërkuar për kandidatët e mundshëm për t'u bashkuar ekipit te tyre në Tiranë,



MENAXHER SHITJESH

PËRGJEGJËSITË KRYESORE:

  • Të përgatis plane veprimi dhe skedule për të identifikuar targete specifike/klientë të rinj dhe te planifikoj numrin e kontakteve të reja si dhe kërkon informacion për të përcaktuar potencialin e tyre blerës
  • Të gjej klient të rinj, organizimi i takimeve me klientët, lidhja e parakontratave, ndjekja e marëdhënieve me ta
  • Perpilimi i raporteve, javore edhe mujore periodike në lidhje me takimet edhe shitjet e realizuara
  • Të koordinoj punën e departamentit të shitjes me departamentet e tjera të Grupit dhe të përfshihet në dhënien e informacioneve më kyçe që prezantojnë imazhin, strategjinë dhe vizionin e kompanisë
  • Të kryej studime tregu në zona të ndryshme të vëndit, analizon konkurencën, produktet dhe cmimet që ofrojnë, raporton te menexhimi potencialet për produkte dhe sherbime të reja zhvillime specifike etj .



KËRKESAT E PROFILIT:

  • Diplomë të shkollës së lartë në Ekonomik, Marketing përbën avantazh;
  • Eksperienc pune te njejten fushe, jo më pak se 2 Vjet;
  • Kualifikime dhe trajnime në fushën e Shitjeve ose Marketingut;
  • Të ketë aftesi shumë të mira komunikimi;
  • Të ketë aftesi organizuese dhe koordinuese;
  • Të jete I afte per te bere prezantime;
  • Të ketë aftësi shumë të mira bindese dhe negociuese;
  • Të jetë fleksibël kur është I nevojshëm;
  • Të njohë shumë mirë gjuhën angleze, gjuhët e tjera përbëjn avantazh;
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike, MS Office
  • Të posedoj liçence për drejtim automjeti.


KANDIDATET E INTERESUAR MUND TE DERGOJNE APLIKIMIN E TYRE NE ADRESEN info@hireme.al
BRENDA DATES 15 SHKURT 2017


Apliko