"Albanian HR Solutions Sh.p.k." është një kompani e mbështetur mbi një rrjet ekspertësh e cila ofron konsulencë dhe shërbime të ndryshme në Fushën e Burimeve Njerëzore.
Njoftojmë që Albanian HR Solutions sh.p.k. ka nisur procesin e selektimit për postin:
Financier (Senior)
Kualifikime/ Kërkesa:
• Të ketë kryer studimet e larta në Degën Financë-Kontabilitet.
• Të ketë minimumi 5 vite eksperiencë pune.
• Preferohet të ketë eksperiencë në pozicione drejtuese në Departamentin e Financës.
• Të ketë njohuri shumë të mira të programeve Financa 5 dhe Alpha.
• Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi dhe ndërpersonale.
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë aplikimet e tyre përpara datës 20.02.2017 në adresën elektronike: alb@ahrs.al
*Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni do të njoftohen për intervistë.
Me ne më të sukseshëm!
Apliko