ALBA PUNËSIM është një agjensi private punësimi, e cila ka si aktivitet të saj: ndërrmjetësimin në tregun e punës. Ne përdorim profesionalizmin tonë në fushën e burimeve njerëzore për t'ju përgjigjur nevojave të klientëve, duke u siguruar kandidatët më të mirë në tregun e punës dhe kandidatëve duke ju ofruar mundësi punësimi.

Për një klientin tonë, një qendër shumë e madhe tregëtare
, jemi duke kërkuar:

“Agjent Imobiliar/Agjent Marketingu” ( F/M )



Kërkesat për pozicionin:

1. Diplomë e arsimit të lartë në fushën, preferohet ne fushen e ekonomisë dhe biznesit;
2. Dy ose më shumë vite eksperiencë pune në fushën e shitjeve të Pronave të Patundshme;
3. Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit dhe të punojë në grup;
4. Njohje të mira në Marketing dhe të parimeve dhe teknikave të reklamimeve, duke përfshirë sektorin e marketingut, rritjen e ofertës së produkteve, përfitimet nga shitjet;
5. Njohuri të mira kompjuterike, MS Office, Autocad (read);
6. Aftësi për të bindur dhe për të ndikuar tek të tjerët;
7. Njohje shumë të mirë të gjuhës angleze dhe italiane gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;

Detyrat kryesore:
1. Organizon punën për shitjen e objekteve që ndërtohen ose administrohen nga shoqëria;
2. Harton dhe zhvillon materialet promovuese, broshurat, planimetritë, në lidhje me reklamimin e ambjenteve që janë ofruar për shitje nga shoqëria;
3.
Organizon punën me agjentët e shitjeve me të cilët ka marrëdhënie shoqëria, siç janë zyrat e Real Estate, apo partnerë të tjerë, për të rritur efektivitetine shitjeve të shoqërisë;
4. Kryen ndjekjen e arkëtimeve nga shitjet e ambjenteve të shoqërisë. Ndjek debitorët që nuk kanë arkëtuar për ambjentet e shitura;
5. Gjetja e klienteve te rinj, lidhja e parakontratave, ndjekja e marëdhënieve me ta;
6. Identifikon dhe zgjidh shqetësimet/problemet e mundshme të klientëve dhe i delegon ato tek stafi përkatës i kompanisë;
7. Kryen kërkime dhe analizon konkurrencën për të matur mundësitë në treg;
8. Kryen studim tregu në lidhje me çmimet e tregut nëpër zona të ndryshme të Shqipërisë;
9.
Angazhohet gjatë organizimit dhe zhvillimit të fushatave promocionale për shitjen e ambjenteve të shoqërisë;
10.
Bashkëpunon me departamentin e financës dhe teknik duke i mbajtur vazhdimisht të informuar;
11. Menaxhon marreveshjet e kleringut, ndjek zbatimin e kushteve dhe merr pjesë në rakordimin midis palëve në çdo rast;

Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni cv-në tuaj me foto ne adresën:
info@albapunesim.al.

Ju lutem
shënoni tek subjekti: “Agjent Imobiliar/Agjent Marketingu” ( F/M )

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen per interviste.

Apliko