Kompania "Univer Reklama" - Indoor & Outdoor Advertising, me 16 vite eksperience ne tregun e printimit dhe prodhimit publicitar per hapsira te brendshme dhe te jashtme, ne kuader te zhvillimit te saj dhe rritjes se games se portofolit te produkteve dhe sherbimeve si dhe klienteve te saj, eshte ne kerkim te kandidateje te afte per te menaxhuar, zhvilluar dhe suportuar procesine shitjes. Kanddiatet duhet te kene eksperience te mirefillte ne shitje dhe te kene prirjet e duhura per kete pozicion.

Detyrat:

•Ndjekja e klientëve të rinj dhe ekzistues (marrëdhënie korrekte, afatgjate dhe pozitive), ne baze te kerkesave dhe nevojave qe ata paraqesin;
•Përpilimi dhe respektimi i praktikes se brendshme ne vijim te kerkesave te klientit, duke filluar nga:
oPergatitja dhe regjistrimi i Urdhër- Porosisë ne sistem;
oPerpunimit grafik ne bashkepunim me Designer dhe konfirmimit me shkrim nga klienti;
oPerllogaritjes se cmimit dhe konfirmimit nga klienti, ne bashkepunim me Kostoistin;
oPlotesimit te dokumentacionit te plote dhe dorezimit te tij prane hallkave perkatese, (sipas Procedures se Shitjes);
•Ndjekja e statusit të porosisë me sektorin e Printimit dhe/ose Prodhimit, si dhe te Montimit;
•Dorëzimi i porosisë tek Klienti, si dhe ndjekjen e etapave te pageses, sipas procedures se percaktuar;
•Plotësimi dhe regjistrimi i veprimeve ne sistemin e brendshem elektronik (Alpha web) dhe pasqyrimi i statusit te tyre po ne sistem mbi baze ditore;
•Rakordimi me Departamentin e Financës për faturimin dhe pagesat e Klientëve;
•Kthim-pergjigje me shkrim te kerkesave te klienteve brenda 1-2 ore nga marrja e kerkeses nga Klienti;
•Arkivimi i dokumentacionit te plote me mbylljen dhe dorezimin e porosise sipas Procedures se Shitjes.
•Dorezimi i fotove dhe dokumentacionit elektronik tek klienti, si dhe rakordimi/faturimi me te me mbylljen e cdo porosie;
•Raportimi tek Koordinatorja e Shitjes dhe/ose Drejtorja Operacionale mbi baze javore & mujore mbi ecurine e punes, klientet, problematiken dhe arketimet, sipas formateve te miratuara;
•Te gjitha komunikimet ndaj klientit duhet te jene ne cdo rast me shkrim: e-mail ose nenshkrimin fizik te dokumentacionit fizik;
•Shqyrtimin e ofertave dhe propozimin e cmimeve me Drejtoren Operacionale per cdo rast/klient qe eshte subjekt tregetar (jo individ).
•Prezantimin e produkteve/ofertave tek klienti nepermjet kontakteve te here pas hershme, sipas fushatave te organizuara nga Shoqeria apo ne periudha pune jo shume te ngarkuara;
•Si dhe detyra te tjera te nevojshme ne permbushje te detyrave dhe pergjegjesive te punes.

Rregulla te tjera:

•Respektimi I plote i Procedures se Shitjes persa i perket praktikes dhe dokumentacionit ne lidhje me Klientet;
•Menaxhimi I arketimeve te klienteve me status jo-preferencial;
•Respektimi I regullores së brendshme të Kompanisë “UNIVERS REKLAMA”.

Grupi i punes:

-Designer
-Preventivues
-Kordinatore e Departamentit Ekzekutiv te Shitjes
-Pergjegjesi I Prodhimit
-Pergjegjesi I Printimeve
-Pergjegjesi I Montimeve
Kualifikimet / Kërkesat
-Diplome Universitare, preferohet ne profilin “Marketing”, “Komunikim”, “Menaxhim”, etj;
-Eksperience 2- 5 vjecare ne Shitje
-E komunikueshme dhe e organizuar dhe me cilesi te mire ekzekutive
-Me aftesi shume te mira promovuese dhe prezantuese;
-Me aftesi bindese dhe krijuese;
-Njohuri te mira te paketes “Office”
-Njohuri te nje gjuhe te huaj: Anglisht/Italisht
Shënime
Kandidatet qe vleresojne se i plotesojne kriteret tona, te dergojne dokumentacionin e meposhtem me email me subjekt: "EMER MBIEMER- Specilaiste Shitje" ne adresen: hr@universreklama.com
*CV
*Leter Motivimi

UNIVERSReklama
Indoor&Outdoor Advertising
Human Resouces
Mbikalimi i Ri i Rinasit, Qafe Kashar, Tirane

Tel. : +355 676000728

AplikoWhatsApp