FRANCA MBETET NJE NGA DESTINACIONET ME TE BUKURA PER TU VIZITUAR :)

STRASBURG 396 EURO / PERSONI

17-20 MARS

PROGRAMI:

Dita e Parë, 17 Mars 2017. Nisja nga Tirana për në Aeroportin e Prishtinës. Fluturimi me avion për në Bazel. Nisja në orën 14.35. Mbërritja në orën 16.50. Transferimi për në Shtutgart. Udhëtimi zgjat rreth 4 orë. Pushime të shkurtra gjatë udhëtimit. Sistemimi dhe Fjetje në hotel.

Dita e Dytë, 18 Mars 2017. Mëngjesi në hotel. Paradite, Vizitë në Shtutgart, ku vizitohen: Kështjella Altes Schlosse, vendqendrimi i dinastisë së Wurtembergut, Sheshi Qendror Schlossplatz, ku gjendet Kështjella Neus Schlosse, Bashkia e qytetit, Kulla Fernsehturm me lartësi 216 m, Museu i Mercedes - Benz dhe Kopshti botanik dhe zoologjik Wilhelma Zoo.Pasdite, Nisja për në Karlsruhes. Udhëtimi zgjat rreth 1 orë e 20 minuta. Vizitohen: Karlsruhe Palace, ish rezidencë e Dukëve të Baden, Marktplatz, sheshi me Piramidën e vjetër, Bashkia e qytetit, me shatervanin dhe statujen e Dukë Ludwig, Kisha Katolike Shën Stefan dhe Sheshi i Të Drejtave Themelore. Në Mbrëmje nisja për në Qytetin Baden - Baden. Udhëtimi zgjat1 orë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë, 19 Mars 2017. Mëngjesi në Hotel. Paradite Vizitë në Baden - Baden, i ndodhur në brigjet e lumit Oos,i njohur për banjot e tij termale romake. Vizitohen: Bashkia e Qytetit, Monumenti i Otto Von Bismarck, Opera më e madhe në Gjermani Festspielhaus, Kisha Stiftskirche dhe Muzeu Faberge, ku jane koleksionuar rreth 700 vepra arti. Pasdite, Nisja për në Strasburg. Udhëtimi zgjat 1 orë. Strasburgu, qyteti i UNESCO-s, buzë lumit Rin. Vizitohen: Ura e mbuluar Points Couverts, Katedralja Notre Dame, imitim i Katedrales Notre Dame de Paris, Shtëpia tregtare e shekullit 15-të, Maison Kammerzell, Sheshi Guttemberg, Qendra Artizanale e Lagjes Petite France,Xhamia më e madhe në Francë, përuruar më 2012, dhe Gjykata dhe Parlameni Europian. Sistemim dhe Fjetje në Hotel..

Dita e Katërt, 20 Mars 2017. Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Colmar. Udhëtimi zgjat 1 orë e 20 minuta. Vizitohen: Lagja Krutenau e njohur si Venecia e Vogël, përgjatë kanalit Lauch, Qendra e Qytetit, Bashkia, Kisha Shën Martin, Shtëpa e Gardës së vjetër ushtarake, Shtëpia Adolph e vitit 1350. dhe Maison des Tetes. Vazhdon udhëtimi për në Mulhouse. Udhëtimi zgjat 1 orë. Vizitohen: Bashkia, Place de la Bourse dhe Muzeu i Trenave. Transferimi për në Aeroportin e Bazelit. Fluturimi Bazel - Prishtinë. Nisja në orën 16.30. Mbrritja në 18.45. Transferta me autobus për në Shqipëri.

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Prishinë - Bazel - Prishinë.
2. Transferim Vajtje Ardhje me autobus Tiranë - Aeroporti i Prishtinës
3. Transfertat dhe shëtitjet me autobus në Francë dhe Gjermani.
4. Akomodim në hotel për 3 netë qëndrimi.
5. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
6. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.