<3 PRANVERE NE BERLIN <3
397 EURO PERSONI

30 MARS - 2 PRILL

PROGRAMI:

Dita e pare:

Nisja nga Tirana per ne Prishtine. Avioni Prishtine– Berlin ne 11:15. Mberritja ne Berlin ne oren 13:50. Transferimi me autobus për në hotel. Mberritje dhe akomodim ne hotel.
Pasdite do shijojme qytetin duke filluar nga Friedrichstrasse, nje rruge plot histori e cila ka qene e ndare nga Muri I Berlinit. Sot kjo zone eshte nga me te frekuentuarat per shopping.
Drejtohemi në jug tek Check Point Charlie për te hedhur nje veshtrim ne historinë e Luftës së Ftohtë, me pas dyfishojme dozen e terapise në Friedrichstadtpassagen, një kompleks tregetar I projektuar dhe i ankoruar prane Galerise elegante Lafayette. Mund te hani dick ate shpejte në sallën e saj të ushqimit dhe pastaj mund te shetisni mbi Gendarmenmarkt, kopshtin e bukur dhe kaloni nga Fassbender & Rausch, Boutique çokollatash për te shijuar dhe admiruar kopjet gjigante prej çokollatë te monumenteve ne Berlin.

Dita e dyte:

Mengjesi ne Hotel. Filloni eksplorimin tuaj ne Berlin duke e pare qytetin nga lart, marrim ashensor I cili te con deri në kupolën e Reichstag-ut. Nga këtu, shëtitje në jug duke kaluar prane Memorialit Roma & Sinti per te bere një foto të Portës së Brandenburgut para se të esplorojme labirintin e Holokaustit Denkmal (Holocaust Memorial). Vazhdojme rrugen per Potsdamer Platz, zone e cila eshte vitrinë e arkitekturës bashkëkohore e ndërtuar në vitet 1990.
Vazhdojme shetitjen tone ne ishullin e Museumeve ku mund te shijoni dhe nje shetitje me anije. (Opsionale 15 euro). Marrim rrugen per tek Hackescher Markt, bejme nje ndalese ne rrugen Eberswalder per te shikuar salcice te zhytura ne salce pikante dhe curry. Do shetisim ne lagjen boho-chic Prenzlauer Berg, qendrojme tek godina me tulla te kuqe e shekullit te 19 Kulturbrauerei, fabrike birre e cila eshte kthyer tashme ne qender kulturore. Per ne darke do drejtohemi ne Kreuzberg, zona e zhurmshme e Berlinit e cila ofron opsione te shumta per te konsumuar darken. Kthimi ne Hotel.

Dita e trete:

Mengjesi ne hotel. Do te nisemi drejt njerit prej kampeve te perqendrimit nga me te njohurit ne histori, ate te Sachsenhausen, 35 km larg qendres se qytetit. Eshte nje experience dhe nje kthim ne histori qe nuk duhet shmangur. Vazhdojme diten me nje shetitje ne pjesen perendimore te Berlinit duke u drejtuar drejt pallatit Prusian ne zonen Schloss Charlottenburg ku nuk duhet te humbisni pjesen e re te rindertuar dhe kopshtet magjesese rreth tij. Drejtohemi rreth qendres tregetare Bikini Berlin, qendra e pare tregetare me nje concept arkitekturor te vitese 50’ dhe me pamje nga Kopshti zoologjik I Berlinit. Vazhdojme shetitjen tek dyqanet KaDeWe ku ne katine e gjashte mund te konsumojme dhe dreken.

Kalojme pjesen tjeter te pasdites duke zbuluar se si jetonin ne Berlin para se te rrezohej muri duke eksploruar Gedenkstätte Berliner Mauer. Mund te shetisni drejt Mauerpark, I cili dikur ishte i pergjysmuar nga muri I Berlinit dhe tani eshte nga sheshet me popullore ne qytet. Darka e lire.

Dita e katert:

Mengjes i heret. Nisja per ne aeroport. Fluturimi ne oren 06:10, mberritja ne Prishtine 08:45.
Transferta me autobus per ne Tirane.
Fundi i sherbimeve tona.

Ne cmim perfshihet:

Transporti – Tirane – Prishtine – Tirane
Fluturimi nga Prishtina me Easyjet.
Akomodimi ne hotel 3* me mengjes.
City Tour Berlin.
Vizitat sipas programit.
Transfertat si ne program.
Guide Profesionale

- REZERVONI <3