<3 SHEN VALENTINI NE BARCELONE <3

397 EURO / PERSONI

12-15 SHKURT

PROGRAMI:

Dita e Parë, 12 Shkurt 2017: Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit. Fluturimi direkt Shkup - Barcelonë. Nisja nga Shkupi në orën 06.05, Mbrritja në Barcelonë në orën 08.45. Vizita e qytetit do të fillojë nga Aquariumi i Barcelonës. Më vonë do të shkojmë tek Parc de la Ciutadella ku gjenden Keshtjella e tre dragojve, Monumenti Cascada si dhe Harku i Triumfit. Më vonë do të shkojmë tek tek Torre Agbar. Pasditja e lirë ose opsionale vizitë në Manastirin Monserrat (pagesë shtesë). Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë, 13 Shkurt 2017: Mëngjesi në Hotel. Paradite, vizitë me guidë në dispozicion në monumentet kryesore të Barcelonës, si: Sheshi Espanja dhe Kodra Montjuik ku gjenden Stadiumi Olimpik dhe sheshet olimpike, Museu Catalan d'Arts. Do te vazhdojmë shëtitjen tek Porti i Krociereve ku gjendet Mirador de Colom, statuja e Kristofor Kolombit. Aty do të vizitojme edhe rrugën tregtare Las Rambas, ku gjendet një prej veprave arkitekturore të Antoni Gaudit, Palau Güell si dhe sheshi i mrekullueshëm Reial aty pranë. Më pas do të shkojmë për të qëndruar tek Marina Olimpike si dhe tek dy Kullat më të larta në këtë moment në qytet si Hotel Arts dhe Mapfre. Në pasdite do të shkojmë tek stadiumi i FC Barcelona për të vizituar muzeum edhe stadiumin e skuadrës së qytetit. Kthimi në hotel. Darka e lirë.

Dita e Tretë. 14 Shkurt 2017: Mëngjesi në Hotel. Paradite, do të vizitojmë Parkun e mrekullueshëm Güell, i modeluar nga Antoni Gaudi. Më vonë do të shkojmë për të vizituar Sagrada Familia, bazilikën e jashtëzakonshme të ndërtuar nga Antoni Gaudi, e cila përbën edhe simbolin e qytetit të Barcelonës. Gjatë pasdites, do të shëtisim në bulevardin më të bukur të qytetit Passeig de Gracia. Ky është bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjendet Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera. Në fund të bulevardit Passeig de Gracia, do të dalim tek sheshi më qëndror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Do futemi në lagjen Gotike të Barcelonës dhe fillimisht do të vizitojmë Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner ndërsa më vonë do të shkojmë në sheshin Placita de la Seu ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë. Do të vazhdojmë shëtitjen tek lagjia Gotike e qytetit ku më vonë do të vizitojmë sheshin Reial ku gjendet Palau Reial Major si dhe sheshin San Juame. Më vonë do të vizitojmë lagjen mesjetare të Barcelonës, aty ku gjenden disa monumente si: Basilika de Santa Maria del Mar dhe Fossar de les Moreres. Në pjesën mesjetare gjendet edhe një muze tepër i rëndësishëm që do ta vizitojmë, muzeu i Pablo Picasso. Darka e lirë.

Dita e Katërt, 15 Shkurt 2017: Mëngjesi në Hotel. Në orën 06.00 transferta në Aeroportin e Barcelonës. Fluturimi direkt Barcelonë - Shkup. Nisja nga Barcelona në orën 09.20. Mbrritja në Shkup në orën 12.05. Nisja me autobus nga Shkupi në Tiranë.

Hotel Novotel Barcelona Sant Joan Despi 4*
http://www.accorhotels.com/gb/hotel-3289-novotel-barcelona-sant-joan-despi/index.shtml

Në pagesën 397 Euro përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Shkup - Barcelonë - Shkup.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 3 netë.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.