NJOFTIM PUNE

Profili i kompanisë: Balkan Finance Investment Group është një ndër grupet private investuese më të mëdha në Shqipëri dhe rajon, i pranishëm me aktivitete për zhvillimin e pasurive të paluajtshme, shitjet me pakicë, ofrimin e shërbimeve dhe manaxhimin e hapësirave tregtare apo industriale, telekomunikacion, industria minerare, financime dhe programe besimi për konsumatorët.
SPAR Albania është pjesë e Balfin Group dhe drejton rrjetin më të madh të shitjeve ushqimore me pakicë me të drejtën e eksluzivitetit të emrit “SPAR”.

Pozicioni: Menaxher Departamenti
Departmenti: Hot –Corner (Restoranti Self-Service)
Vendodhja: Hipermarket, Tiranë (TEG)
Përmbledhja e Pozicionit: Menaxheri i Departamentit ka përgjegjësinë të menaxhojë të gjithë punën operacionale duke rritur efikasitetin dhe efiçensën e të gjitha proceseve ditore sipas rregullave dhe politikave të kompanisë etj.

Detyra dhe Përgjegjësi:


  • Menaxhon të gjitha aktivitetet e përditshme të departamentit përkatës për të siguruar nëse funksionon me efikasitet maksimal dhe në përputhje me standardet dhe proçedurat e Hipermarketit;
  • Monitoron, kontrollon dhe merr masa parandaluese në rezultatet e shitjeve.
  • Përgatit recetat dhe planifikon menunë e përditshme të restorantit, monitoron porositë e produkteve, stokun fizik, rregjistrimin e produkteve, hedhjen e produkteve, promocionet, etiketat, etj.
  • Siguron shërbim të shkëlqyer për klientët, është përgjëgjës për zgjidhjen e ankesave të klientëve dhe për përmirësimin e vazhdueshëm të shërbimit të klientit.
  • Mban dhe garanton mjedis të sigurt, të pastër dhe të shëndetshëm të punës dhe siguron që punonjësit e departamentit përmbushin politikat dhe proçedurat e higjenës së Hipermarketit në mënyrë rigoroze.
  • Organizon punën e punonjësve të departamentit, përgatit orarin javor / mujor të punës dhe është përgjegjës për rekrutimin, trajnimin, vlerësimin e performancës, çështjet disiplinore dhe aktivitete të tjera të menaxhimit për ekipin e tij / saj;
  • Përgatit raporte ditore / javore / mujore dhe analiza të ndryshme sipas kërkesës së menaxherit të drejtpërdrejtë.


Kërkesat:


  1. Edukimi: Të zotërojë diplomë profesionale (në fushën e kulinarisë)
  2. Eksperiencat e punës: 2-3 vite eksperiencë pune në dyqan shitje me pakicë dhe njohuri shumë të mira të kuzhinës.
  3. Kualifikime të tjera:


  • Të zotërojë aftësi kompjuterike të paketës Microsoft Office;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë marrë pjesë në trajnime në lidhje me menaxhimin, shitjen, etj.


  1. Aftesi të tjera:


  • Aftësi të shkëlqyera në menaxhimin e kohës dhe aftësi për të përcaktuar prioritete gjatë ngarkesës së punës.
  • Aftësi për të punuar në skuadër;
  • Aftësi për të drejtuar, marrë vendime dhe planifikuar;
  • Aftësi për të komunikuar me partnerë dhe klientë;
  • Aftësi për t’i siguruar klientit një shërbim efikas në çdo situatë.
  • Te jetë i orientuar në rezultate.


Kushtet e punës: Ofrohet pagë konkuruese.
Mënyra e aplikimit*: Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV e tyre së bashku me letër motivimi në adresën e e-mailit hr@spar.al duke përcaktuar në subjekt pozicionin ose nëpërmjet postës në adresën: SPAR Tirana East Gate (TEG), Rruga Nacionale Tiranë-Elbasan, Farkë (Lundër), Tiranë, Shqipëri.
Afati i dorëzimit: 22/02/2017

*Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas ligjit Nr .9887 vendosur nga Kuvendi i Shqipërisë për “Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.

Apliko