ALBA PUNËSIM është një agjensi private punësimi, e cila ka si aktivitet të saj: ndërrmjetësimin në tregun e punës. Ne përdorim profesionalizmin tonë në fushën e burimeve njerëzore për t'ju përgjigjur nevojave të klientëve, duke u siguruar kandidatët më të mirë në tregun e punës dhe kandidatëve duke ju ofruar mundësi punësimi.

Për një klientin tonë, i cili është një kompani e madhe shqipëtare që
ka si aktivitet të saj fushën e ndërtimit, jemi duke kërkuar:

-
Inxhiniere Ndertimi Preventivues ( F )


Kërkesat për pozicionin:

- Edukim i lartë në Degën Inxhinieri Ndërtim
- Minimumi 5 vite eksperiencë pune si Inxhiniere ndertimi ne zbatim dhe preventivim
- Gjuhë të Huaja, Anglisht ne nivel shume te mire
- Njohuri kompjuterike, Microsoft office, Microsoft Project, Autocad, Programe te tjera profesionale
- Te zoteroje leje drejtimi automjeti

Aftësitë: I referohen një grupi cilësish dhe kualifikimesh që Punëmarrësi duhet të ketë për tu konsideruar kandidat potencial për pozicionin respektiv të punës. Një Inxhiniere ndertimi duhet të gëzojë aftësitë e mëposhtme:
• Aftësi të shkëlqyera komunikuese
• Aftësi të shkëlqyera për të krijuar dhe mbajtur komunikim korrekt dhe të përditshëm me administratën dhe eprorët
• Aftësi të shkëlqyera të përdorimit të e*mail
• Shkathtësi, informacion, efiçiencë maksimale, vëmendje në detaje, profesionalizëm
• Aftësi në kryerjen e disa proçedurave njëkohësisht
• Aftësia për të menduar në mënyrë metodike, për të hartuar, planifikuar dhe menaxhuar projekte
• Aftësia për të ruajtur një pasqyrë të plotë të projekteve duke përfshirë detaje teknike
• Aftësi negociuese, mbikëqyrëse dhe drejtuese në kombinuar me aftësinë për të deleguar detyra

Detyrat kryesore:

- Te njohe legjislacionin ne fuqi ne fushen e kostos dhe preventivimit.
- Te jete i afte te hartoje dhe kontrolloje preventiva, libreza masash, situacione dhe analize cmimesh
- Te dije te llogarise kosto preventivi dhe perfundimtare te objektit.-
- Te kete njohuri mbi materialet e ndertimit, çmimet e tregut dhe ti pershtase ato sipas projektit.
- Te kete njohuri per punimet e zbatimit te nje projekti te caktuar.
- Te perpiloje bordero punonjesish dhe te dije te llogarise numrin e punonjesve sipas fazave te ndertimit te objektit.

Paga konkuruese ne treg

Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni cv-në tuaj me foto ne adresën:
info@albapunesim.al.

Ju lutem
shënoni tek subjekti:Inxhiniere Ndertimi Preventivues ( F )

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen per interviste.

Apliko