Union Bank ka filluar aktivitetin në 2006, si pjesë e zgjerimit të kompanive të Union Grup në Shqipëri. Që nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative në të gjithë sektorët dhe tani ka 29 degë në qytetet më kryesore të Shqiperisë.

Sot Union Bank ka rreth 350 punonjës në të gjithë Shqipërinë. Menaxhimi i Bankës i kushton rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Ne jemi krenarë për raportet kolegiale dhe atmosferën në punë që kemi dhe kërkojmë që t’i përmirësojmë vazhdimisht ato.

Menaxhimi ka identifikuar nevojen per Auditor, ne Departamentin e Auditimit te Brendshem, ne Drejtorine e Pergjithshme ne Tirane, ndaj ftohen aplikime nga kandidate te pershtatshem per kete pozicion kerkues.

Auditor
Departamenti i Auditit te Brendshem
Qellimi i pergjithshem i punes: Auditori, nen drejtimin e Drejtorit te Departamentit, duhet te kryeje auditime te aktiviteteve te degeve/agjensive te bankes, ne baze te planit dhe standardeve te auditimit, me qellim te leshimit te nje opinioni te pavarur dhe vleresim te mjaftueshmerise, eficences dhe efektivitetit te sistemeve te kontrollit te brendshem dhe menaxhimit te riskut.

Pergjegjesite kryesore perfshijne:
1. Te mbledhe informacionin/dokumentacionin e nevojshem per pergatitjen e auditimit dhe te pergatise programin e auditimit se bashku me skedulin e tij.
2. Te analizoje dokumentacionin, te kuptoje dhe dokumentoje proceset. Te identifikoje, vleresoje dhe dokumentoje risqet dhe kontrollet brenda ketyre proceseve.
3. Te zhvilloje takime me stafin e audituar. Te diskutoje mbi saktesine e gjetjeve te auditimit. Te prezantoje qarte dhe ne menyre profesionale ceshtjet gjate takimit dhe ne perfundim te periudhes se auditimit.
4. Te hartoje draft raporte (i vetem ose ne bashkepunim me skuadren e auditimit). Te jape sugjerime se si mund te zgjidhen ceshtjet e identifikuara.
5. Te perfundoje raportet e auditimit ne kohe, sipas planit te auditimit.
6. Te jete familiar dhe te perditesohet vazhdimisht me rregulloret e brendshme dhe te jashtme.

Kualifikimet/Eksperienca e kerkuar:
• Diplome universitare ne ekonomi.
• Eksperience te meparshme 2 vjecare ne auditim ne banke. Eksperienca ne auditimin e degeve te bankes perben avantazh.
• Njohje te legjislacionit bankar si dhe te produkteve/sherbimeve bankare.

Aftesi te tjera:
• Aftesi te mira komunikimi.
• Aftesi analitike dhe te shkrimit te raporteve.
• Gatishmeri per te levizur ne qytete te tjera, sipas kerkeses.
• Njohuri te mira te gjuhes Angleze.
• Perdorim shume te mire te programeve te paketes Office: Excel, Word etj.

Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 8 Shkurt 2017:
- CV
- Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
- Diplome dhe liste notash
- Leter reference nga punedhenes te meparshem



Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit
E-mail: hr@unionbank.al
Tirane

Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al.

Apliko