Alumil Albania Shpk, me seli në Autostradën Tiranë-Durrës, km i 7-të, operon në Shqipëri që prej vitit 2004 dhe është një nga kompanitë më të mëdha për prodhimin dhe shitjen me pakicë dhe shumicë të produkteve të aluminit në tregun shqiptar.
Alumil Albania Shpk
është pjesë e Alumil S.A. me seli ne Selanik-Greqi i cili është grupi më i madh në pronësi private, për ekstrudimin e aluminit në Europën Jug-Lindore, përsa i përket kapaciteteve prodhuese, për sisteme komplete të profileve prej alumini. Për nevojat e saj, kompania kërkon të punësojë punonjes me eksperience ne pozicionin e meposhtem:


OPERATORE (DEPARTAMENTI I PRODHIMIT)


1. Objektiva dhe Përgjegjësitë Kryesore:
-Hedhje te Dhenash ne Sistem
(Porosite e Klienteve,
(Levizje, Paketim Profilesh te Aluminit)
(Hedhje Faturash lende te Pare)
(Rregjistrimi i Prodhimit te Produkteve)
(Daljet e Magazinave)
(Kontrollin ditor dhe mujor te te dhenave te hedhura ne system)
- Mbajtje ditore e List Prezences se Punonjesve

2. Kualifikime/Kërkesa:
Kandidatet duhet të përbushin kriteret që vijojnë:

a. Edukimi:

- Preferohen kandidate te cilët kanë përfunduar shkollen e larte

b. Eksperiencë pune:

-Preferohen kandidatë te cilët kanë eksperiencë pune ne pozicione te ngjashme sipas pergjegjesive/detyrave te percaktuara si me siper

c. Kualifikimetë tjera:

-Njohje te paketes Microsoft Office (kryesisht Excel), preferohet njohja e programit Finance 5

3. Kompania Ofron :
Punësim sipas Legjislacionit Shqiptar në fuqi

4.
Të interesuarit mund ta dorëzojnë CV-ne dorazi në selinë e Kompanise ose ta dërgojnë atë elektronikisht në adresën: hr.albania@alumil.com, brënda datës 01.03.2017.
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur rreferuar informacionit nga dosja e aplikimit do të njoftohen për intervistë.


Apliko