Alumil Albania Shpk, me seli në Autostradën Tiranë-Durrës, km i 7-të, operon në Shqipëri që prej vitit 2004 dhe është një nga kompanitë më të mëdha për prodhimin dhe shitjen me pakicë dhe shumicë të produkteve të aluminit në tregun shqiptar.
Alumil Albania Shpk
është pjesë e Alumil S.A. me seli ne Selanik-Greqi i cili është grupi më i madh në pronësi private, për ekstrudimin e aluminit në Europën Jug-Lindore, përsa i përket kapaciteteve prodhuese, për sisteme komplete të profileve prej alumini. Për nevojat e saj, kompania kërkon të punësojë punonjes me eksperience ne pozicionin e meposhtem:


TEKNIK AKSESORESH

1. Objektiva dhe Përgjegjësitë Kryesore:
-Mirembajtja pajisje/makineri
-Atrecim stampash dhe makinerish
-Kontroll cilesise se prodhimit

2. Kualifikime/Kërkesa:
Kandidatët duhet të përbushin kriteret që vijojnë:

a. Edukimi:

- Preferohen kandidatë te cilët kanë përfunduar shkollën e mesme profesionale në degën mekanike

b. Eksperiencë pune:

-Preferohen kandidatë te cilët kanë eksperiencë pune ne sektorin mekanik

c. Kualifikimetë tjera:

-Njeh dhe zbaton rregullat e sistemit teknik të sektorit mekanik

3. Kompania Ofron :
Punësim sipas Legjislacionit Shqiptar në fuqi

4.
Të interesuarit mund ta dorëzojnë CV-ne dorazi në selinë e Kompanise ose ta dërgojnë atë elektronikisht në adresën: hr.albania@alumil.com, brënda datës 01.03.2017.
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur rreferuar informacionit nga dosja e aplikimit do të njoftohen për intervistë.


Apliko