1. Default Tirane, ofroj vend pune Menaxher Spa dhe Palester per Hotel


    Pershkrimi i punes:
    Siguron asistence, ndihme dhe udheheqje te ekipit te Spa-se dhe palestres, duke siguruar perputhje te vazhdueshme me direktivat e spa dhe palestres dhe politikat e hotelit, si dhe sherbim te kualifikuar per klientet duke maksimizuar perfitimet e departamentit.
    Pozicioni kerkon gjithashtu njohuri dhe mbikqyrje mbi produktet dhe sherbimet spa qe jane ne treg, si dhe paisjet e palestres dhe mirembajtjen e tyre. Fokusi ne rritjen e te ardhurave dhe kontrollin e shpenzimeve eshte domosdoshmeri.

    Pozicioni punes eshte i ndare ne 8 muaj pune ne zyrat e Tiranes dhe 4 muaj ne Sarande.

    Detyrat dhe Pergjegjesite:
    · Puneson dhe trajnon staf duke siguruar qe te gjithe politikat dhe standartet jane plotesuar. Monitoron listepagesat dhe siguron frekuentimin e rregullt te stafit.
    · Mbikqyr punet ditore, duke perfshire procedurat e hapjes dhe te mbylljes, kontrollin e objektit, teshave dhe mirembajtjen e pergjithshme te struktures.
    · Siguron qe te gjtha zonat e trajtimeve jane te pasterta, te sigurta, dhe te gjitha pajisjet jane ne gjendje funksionale.
    · Monitoron iventaret e te gjithe produkteve profesionale, perdorimin e teshave, protokollet e sherbimeve dhe ofron rekomandime dhe shitje te produkteve profesionale.
    · Implementon procedurat e duhura per iventaret dhe blerjet.
    · Detyra te tjera te cilat i caktohen

    Kerkesat e punes dhe aftesite
    · Preferohet diplome Bachelor ne fushen e Hotelerise, Fizioterapise, Mjeksise, Biznesit ose fushave te ngjashme.
    · 2+ vite eksperience supervizimi ne Spa.
    · Njohja e sherbimeve dhe trajtimeve profesionale te Spa
    · Aftesi ne paketat Ms office.
    · Kerkohet rrjedhshmeri ne gjuhen angleze (e shkruar dhe e folur)

    Te interesuarit mund te dergojne email me cv e tyre ne : marketing@bougainvillebay.com

    Apliko
      Raporto  

  • You may post new threads
  • You may post replies
  • You may post attachments
  • You may edit your posts
  •  
-->