Kompania ADD, kërkon kandidatë për pozicionin
Agjent Shitjesh HORECA
për qytetet Korçë, Elbasan, Lezhë, Vlorë

(me banim në qytetet përkatëse)
DETYRAT KRYESORE
- Mirëmban rrjetin e klienteve ekzistues dhe identifikon klienë të rinj potenciale.
- Prezanton në mënyrë profesionale produktet, të cilat trajtohen me shumicë, tek klientët e zonës që mbulon.
- Identifikon nevojat e klientëve dhe jep propozime për përmbushjen e nevojave të klientit.
- Realizon shitje nga gjithë gama e produkteve, pjesë e katalogut të shumicës
- Ofron shërbim ndaj klientëve, si para, po ashtu dhe pas shitjes.
- Monitoron proçesin e porosive dhe bashkëpunon ngushtë me gjithë departamentet përgjegjëse deri në mbërritjen e tyre tek klienti.
- Zbaton dhe respekton proçedurat në fuqi dhe rregulloren e brendshme të kompanisë.
- Raporton tek manaxheri i shitjeve mbi ecurinë e punës dhe problematikën e hasur.
- Eshtë përgjegjës për mirëmbajtjen dhe ruajtjen e aseteve të kompanisë në treg si frigorifer, aparate birre etj.

PROFILI

- Të ketë mbaruar arsimin e lartë
- Aftësi shumë të mira në shitje
- Aftësi shumë të mira negociuese
- Aftësi shumë të mira komunikuese
- Të ketë leje për drejtim automjeti të klasit B
- Minimalisht 1 vit përvojë pune në kompani distribucioni ose në shitje


Të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e e-mailit: hr@add.com.al me subjekt Agjent Shitje_(qyteti)
Afati i fundit për aplikime: 10 Shkurt 2017


SUKSESE!


Apliko