Sot Union Bank ka rreth 350 punonjës në të gjithë Shqipërinë. Menaxhimi i Bankës i kushton rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Ne jemi krenarë për raportet kolegiale dhe atmosferën në punë që kemi dhe kërkojmë që t’i përmirësojmë vazhdimisht ato.
Menaxhimi ka identifikuar nevojën për punësimin e një Specialisti ne Departamentin e Riskut te Kredisë së Biznesit, në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë. Ftohen aplikime nga kandidatë të përshtatshëm për këtë pozicion.
Specialist i Riskut të Kredisë së Biznesit
Përgjegjësitë Kryesore:
- Përgjegjës për funksionin e vlerësimit të riskut të kredisë përmes monitorimit dhe vlerësimit të proçesit gjatë analizës se kredisë.
- Vlerëson aplikimet e kredisë që vijnë nga Departamenti i Shitjeve te Kredise Biznesit ose nga Specialistët e Marrëdhenieve me Biznesin në degë, përgatit propozimet për kredi, modifikimet dhe rishikimin e faciliteteve dhe kredive, për të ruajtur një nivel risku të pranueshëm nga banka.
- I parashtron anëtarëve të Komitetit të Kredisë propozimet për kredi dhe kujdeset për shqyrtimin në kohë të tyre.
- Në raste të veçanta, viziton klientët për një vlerësim të saktë të riskut të kredisë.
- Pajis administrimin e kredisë me të gjitha të dhënat dhe dokumentacionet e përshtatshme për të vazhduar proçesimin e mëtejshem të kredisë në pergatitjen e dokumentacionit të kredisë, disbursimit etj.
- Ndjek trendin aktual ekonomik të biznesit dhe vlerëson ndikimin e këtyre faktorëve në portofolin e kredisë.
- Bashkëpunon në zhvillimin e politikave për menaxhimin e pikave të përqendrimit të riskut përsa i përket shkallës së rrezikut, produkteve të kredive, rajonit etj.
- Zhvillon plane monitoruese dhe mbikqyr portfolin përmes përdorimit të metodave të ndryshme si, analiza dhe vlerësimi i vazhdueshem, ia paraqet rezultatet KK-së dhe propozon rekomandime për veprime parandaluese dhe korrigjuese.
- Koordinon veprimet e stafit te degëve në trajtimin e aplikimeve.
- Kontrollon permbushjen në kohë dhe në cilesinë e duhur të detyrave të degëve në dhënien e kredive për të siguruar që shërbimi ndaj kredimarrrësit dhe standartet e kredidhënies janë mbajtur në nivelin e duhur.
- Monitoron cilesinë e kredidhënies në degë dhe propozon zgjerim / ngushtim të limitit kreditor.
- I raporton Drejtorit të Departamentit mbi ecurine e proçesit të kredidhënies në deget e Bankës.
Kualifikimet/Eksperienca e kërkuar:
- Diplomë universitare në ekonomi.
- Eksperiencë të mëparshme 3 vjecare në kredidhënien e biznesit apo riskut të kredisë se biznesit.
Profili Individual i dëshiruar:
- Aftësi të analizës financiare të aplikimeve kreditore.
- Aftësi shumë të mira komunikimi verbale dhe me shkrim.
- Njohuri shumë të mira kompjuterike.
- Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
- Tipare personale: të ketë iniciativë dhe përgjegjësi, i aftë të punojë në grup dhe në mënyrë individuale, të ketë aftësi të mira menaxhimi, dëshirë për zhvillim të mëtejshëm, të jetë kërkues etj
Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 22 Janar 2017:
- CV
- Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
- Diplomë dhe listë notash
- Letra reference nga punëdhënës të mëparshëm
në njërën nga adresat e mëposhtme:
Union Bank
Blv. Zogu I, përballë stacionit të trenit
Tiranë
Fax: +355 4 2272 880
E-mail: hr@unionbank.al
Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al.
AplikoWhatsApp