Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k (CCBS) eshte kompani leader ne tregun shqiptar te pijeve freskuese jo alkoolike me marka te njohura nderkombetare si Coca-Cola, Fanta,Sprite,Schweppes,Nestea,Monster,CappyPulpy.
Tek CCBS, ne jemi te bindur per rritjen e biznesit tone, per kontributin ne komunitetet lokale dhe ne zhvillimin e burimeve njerezore me ane te aftesive te forta organizative dhe me njerezit e duhur ne vendin e duhur.

CCBS po kerkon kandidate te pershtatshem ne pozicionin e meposhtem:
RECEPSIONISTE

Koordinojë dhe manaxhoje aktivitetet e perditshme në recepsion duke siguruar se çdo gjë është bërë me saktësi, sipas praktikave te kompanise.

Detyrat dhe pergjegjesite:
· Menaxhon veprimtarinë e recepsionit me përfundimin e detyrave të caktuara me saktësi.
· Ndihmon në organizimin dhe mbajtjen e dosjeve te protokollit në mënyrë korrekte.
· Menaxhimi dhe inventarizimi i pajisjeve të kancelarisë.
· Koordinon telefonatat hyrese dhe dalese, si dhe sigurohet qe lidhja e telefonates është bërë sic duhet me personin pergjegjes.
· Ndihmon në organizimin dhe ruajtjen e letërkëmbimit të marrë dhe dërguar për kompaninë.
· Merr posten dhe e delegon ate tek personi i interesuar.
· Merr dhe dërgon fax sipas udhëzimeve te dhëna.
· Protokollon dhe arkivon fax e dërguara dhe të marrë.
· Fotokopjon, fax, faturat dhe dokumentet e tjera.
· Mbledh korrespondencën ne dalje dhe hyrje.
· Mirëpret dhe akomodon vizitorët e kompanisë dhe informon asistentët për ardhjen e tyre.

Aftesite dhe kualifikimet:
· Shkolle e Mesme ose kurs i formimit profesional ne sekretari, Diploma Universitare eshte nje avantazh.
· Te kete pasur min 2 vjet eksperience ne pozicione te ngjashme, sekretari, recepsion ose detyra administrative.
· Te kete aftesi shume te mira ne komunikimin duke perdorur etiketen telefonike.
· Te degjoje dhe percjelle sic duhet mesazhet.
· Aftesi per te perballuar stresin dhe presionin ne pune.
· Te jene te orientuar ndaj klientit.
· Njohuri te mira ne Microsoft Office.
· Te njohe mire perdorimin e pajisjeve te zyres si; telefon,fax dhe ta perdore ato.
· Njohuri shume të mira në gjuhën Italiane dhe Angleze.
· Te jete i gatshem per te punuar me turne (2 turne) per nje periudhe kohore deri ne nje vit.

Te interesuarit duhet te dergojne nje kerkese per punesim ku te specifikohet kerkesa per pozicionin e punes dhe nje kopje te CV ne adresen
e-mail: hr@cocacola.al brenda dates 17 Janar 2017.

Vetem kandidatet qe plotesojne kriteret do te kontaktohen.
Coca-Cola Bottling Shqiperia sh.p.k promovon Shanset e Barabarta.


Apliko