MEGATEK, hipermarketi me i madh i tipit “Do It Yourself” ne Shqiperi. i cili ofron shitje me shumice dhe pakice, po kërkon te punesoje:

Koordinator i Logjistikes dhe Sigurise


Qellimi i Pozicionit:
Koordinon punen per te siguruar mbarevajtje në dy funksionet baze si ne logjistike dhe ne siguri.


Detyrat dhe Pergjegjesite:

  • Koordinon punen per levizjen e mjeteve nen administrimin e Megatek, me qellim mbarevajtjen dhe plotesimin e nevojave per levizje per te gjithe departamentet e Megatek.
  • Manaxhon procesin e furnizimit me karburant per te gjitha mjetet qe ka ne perdorim Megatek. Procesi fillon me plotesimin e kerkeses per blerje dhe finalizohet me furnizimin me karburat te cdo mjeti ne perdorim te Megatek.
  • Mban ne dosje te vecante kopje te te gjithe dokumentacionit te cdo makine.
  • Mbikqyr dhe garanton kryerjen ne kohe te sherbimeve per cdo mjet qe eshte ne perdorim te Megatek.
  • Kryen procedurat e dhenies dhe marrjes ne dorezim te automjeteve qe jane ne perdorim te Megatek. Pregatit dhe merr aprovimet perkatese per autorizimet per perdorimin e mjeteve dhe ndjek firmosjen e tyre.
  • Harton raporte mujore ne lidhje me konsumin e karburantit per cdo makine te Megatek dhe raporton rastet kur ka tejkalim te normave te lejuara te konsumit.
  • Terheq cdo muaj nga drejtoria e policise informacion rreth gjobave administrative per te gjitha automjetet e kompanise. Informacionin e terhequr e dorezon tek departamenti I BNJ brenda dates 10 te cdo muaji.
  • Kryen te gjitha procedurat e nevojshme me kompanite e sigurimit ne rast aksidentesh te makinave te kompanise, se bashku me perdoruesin e mjetit te perfshire ne aksident.
  • Monitoron dhe siguron, ne bashkepunim me departamentin e mirembajtes, funksionimin e sistemit te fikjes se zjarrit dhe angazhohet ne trajnimet qe lidhen me perdorimin e fikseve te zjarrit.
  • Eshte pjese e organizimit te procesit te evakuimit te stafit ne rast emergjencash dhe siguron qe sistemi eshte ne funksionim te plote.
  • Merr raporte ditore nga manaxheri i Security per mbarevajtjen ne pune per 24 oret e kaluara dhe bashkepunon me te per te garantuar siguri maksimale ne ambjentet e Megatek.
  • Detyra te tjera sic nevojiten/ kerkohen.


Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:


Edukimi:
Diplome e arsimit te larte.
Eksperiencë pune:
Preferohet experienca te meparshme ne fushen e logjistikes dhe sigurise.

Aftësite:


  • Aftesi shume te mira teknike
  • Aftesi komunikuese
  • Aftesi shume te mira nderpersonale.


Aftesi te tjera:

  • Njohuri te mira te gjuhes angleze.
  • Njohuri të mira kompjuterike.



Procedura e Aplikimit:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutem dorezoni CV te detajuar tek Divizioni i Burimeve Njerezore nepermjet njeres nga menyrat si ne vijim:
1. Me e-mail: burimenjerezore@megateksa.com
2. Duke derguar me poste ne adresen e meposhtme:
MEGATEK S.A
Divizioni i Burimeve Njerezore
Autostrada Tirane-Durres km 7.
Tirana, Albania


Apliko