ALBA PUNËSIM është një agjensi private punësimi, e cila ka si aktivitet të saj: ndërrmjetësimin në tregun e punës. Ne përdorim profesionalizmin tonë në fushën e burimeve njerëzore për t'ju përgjigjur nevojave të klientëve, duke u siguruar kandidatët më të mirë në tregun e punës dhe kandidatëve duke ju ofruar mundësi punësimi.

Për një klientin tonë, i cili është një kompani e madhe shqipëtare
ne fushen e ndertimit dhe produkteve hidrosanitare, jemi duke kërkuar:

Shefe Finance (F)


- Funksionet Bazë dhe qëllimi I përgjegjësive:


Te kontrolloje dhe te manaxhoje sistemin kontabel te shoqerise, per realizimin e performaces se kompanise sipas objektivat qe jane vendosur nga Drejtimi i Larte Manaxherial.

Kërkesat për pozicionin:


·Duhet te kete mbaruar arsimin e larte ekonomike.
·Duhet te kete mbi 5 vjet eksperience ne finance si Shefe Finance.
·Duhet te njohe shume mire legjislacionin fiskal.
·Duhet te njohe Standartet Nderkombetare te Kontabilitetit
·Duhet te kete aftesi shume te mire ne programet financiare Alpha si dhe ne Microsoft Office.
·Te kete njohuri shumë te mira te gjuhes Angleze
·Te kete aftesi te shkelqyera negocimi dhe komunikuese

Detyrat kryesore:

· Kontroll i te gjithe sistemit te kontabilitetit te kompanise
· Kontrolli te gjithe veprimeve kontabel
· Regjistrimi i statemant bankar brenda afateve te caktuara, pergatitja e ditarit bashkelidhur dokumentacionet perkates dergimi MD-se nje here ne jave per firmosje.
· Rakordim furnitoresh , kryerja e pagesave brenda afateve te pacaktuara ne kontratat e furnizimeve.
· Kontroll ditore i derdhjeve dhe pagesave ne banke , raportimi i levizjeve monetare cdo dite.
· Kontroll i llogaritjes se TVSH dhe takes doganore per cdo furnizim nga jashte.
· Raportimet on-line liber blerje /shitje , deklarim FDP-te e TVSH-se , Sig shoq &shend ne Drejtorine Rajonale Tatimore sipas deadline-ve te percaktuara ne ligjin ne fuqi.
· Mbyllja e bilancit per dorezim tek organet tatimore dhe dorezimi i tij perpara afatit perfundimtar dhe kryerja e veprimeve perfundimtare qe i takon nje Eksperti Kontabel.
· Mban pergjegjesi per cdo shkelje per shkak te pakujdesise ne dokumentacion nga moszbatimi i drejte i legjislacionit ne fuqi.
· Ndjekjen e pagesave dhe detyrimeve financiare ndaj institucioneve shteterore.
· Të përgatisë dhe te hartoje buxhetin vjetor financiar, duke marre ne konsiderate buxhetet e pergatitur nga manaxheret e departamenteve.
· Monitorimin dhe mbajtja nen kontroll me buxhetin te shpenzimeve qe te mos kete devijanca.
· Pergatit brenda dates 10 te muajit pasardhes cash flow mujor dhe mer miratimin per zbatim.
· Pergatit pasqyrat financiare, bilanc, p&l, cash floë, levizjen e kapitalit, palet e lidhura sipas formatit dhe deadline-ve te percaktuar nga MD-ja

Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni cv-në tuaj me foto ne adresën:info@albapunesim.al.

Ju lutem shënoni tek subjekti:
Shefe Finance (F)

Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen per interviste.


Apliko