Union Bank ka filluar aktivitetin në 2006, si pjesë e zgjerimit të kompanive të Union Grup në Shqipëri. Që nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative në të gjithë sektorët dhe tani ka 29 degë në qytetet më kryesore të Shqiperisë.


Sot Union Bank ka rreth 350 punonjës në të gjithë Shqipërinë. Menaxhimi i Bankës i kushton rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Ne jemi krenarë për raportet kolegiale dhe atmosferën në punë që kemi dhe kërkojmë që t’i përmirësojmë vazhdimisht ato.



Menaxhimi ka identifikuar nevojën për punësimin e një Specialisti ne Departamentin e Administrimit te Kredise, ne Drejtorine e Pergjithshme ne Tirane. Ftohen aplikime nga kandidatë të përshtatshëm për këtë pozicion.


Specialist ne Departamentin e Administrimit te Kredise


Qellimi i pergjithshem i punes eshte: Përgjegjës për përgatitjen në kohë dhe saktësinë e dokumentave të kredive, për disbursimin në kohë dhe saktësinë e të dhënave të regjistruara në sistemin e bankës për kreditë e dhëna sipas produkteve kreditore të centralizuara në përputhje me vendimet e Komitetit të Kredisë.


Pergjegjesite Kryesore:



  • Përgatit dokumentacionin e nevojshëm që lidhet me marrëveshjen e kredisë (kontrata dhe/ose dokumenta të tjera që lidhen me marrëveshjen midis bankës dhe kredimarrësve) në përputhje me vendimet për aprovimin e kredive, udhëzimet dhe rregulloret e Bankës
  • Regjistron në sistemin e Bankës të dhënat financiare dhe të dhëna të tjera të rëndësishme që kanë të bëjnë me transaksionet e produkteve të kredise në perputhje me vendimet e autoritetit miratues, kushtet e kontratës dhe produktit të kredisë.
  • Kryen njoftimet për sigurimet e kolateraleve pranë kompanive të sigurimit me të cilat banka ka marrëdhënie bashkëpunimi dhe mban korrespondencën me to në lidhje me sigurimet e kolateraleve të kredive sipas proçedurave ne fuqi.
  • Kryen regjistrimet e nevojshme në sistemin e bankës në lidhje me pagesat e kredive, primet e sigurimeve, pagesat për vlerësimet e kolateralit etj. në perputhje me proçedurat dhe rregullat e bankës.
  • Kryen plotësimin e formularëve dhe regjistrimet e nevojshme në Regjistrin e Barrëve Siguruese për kolateralet pasuri të luajtshme. Mban korrespondencë të rregullt me zyrën e R.B.S në lidhje me regjistrimet (dhe çregjistrime) e kolateraleve.
  • Kryen në sistemin e bankës pagesat dhe veprimet që lidhen me proçesin e Regjistrimit të Barrëve Siguruese në përputhje me proçedurat dhe rregullat e bankës.
  • Përgatit dokumentacionin e kredive dhe të dhënat nga sistemi i bankës për rastet e kredive që kalojnë në ndjekje ligjore sipas kërkesave të Njësisë Ligjore të bankës dhe proçedurave në fuqi si dhe dokumentacionin e nevojshëm për të kryer pagesat në lidhje me kreditë në proçes ndjekjeje ligjore.
  • Kryen kërkimet në Regjistrin e Kredive të Bankës së Shqipërisë sipas proçedurave dhe rregullave në fuqi.
  • Kontrollon dhe udhëzon stafin e degëve të bankës në lidhje përgatitjen e dokumentacionit të nevojshëm dhe në lidhje me transaksionet e produkteve të kredisë që proçesohen në degë.
  • Gjeneron dhe përpunon raporte në lidhje me kreditë, sigurimet, kolateralet etj. bazuar në të dhënat e ruajtuara në sistemin e bankës. (raportet përfshijnë ndjekjen e pagesave të detyrimeve nga kredimarrësit, ndjekjen e pagesave të primeve të sigurimit, ndjkjen e pagesave për regjistrimin e kolateralve, ndjekja e ecurisë së proçesit kredidhënës nëpermjet raporteve për menaxhimin e bankës, etj.)
  • Kryen detyra të tjera që i caktohen nga drejtori i departamentit në lidhje me proçesin e administrimit të kredive.





Kualifikimet/Eksperienca e kerkuar:

  • Diplomë e Fakultetit Ekonomik ose Juridik, mesatare mbi 8.
  • Eksperience pune jo më pak se 1 vit në fushen e Administrimit të Kredisë ose në struktura të tjera të ngjashme.

Aftesi te tjera:

  • Njohuri të produkteve kreditore dhe të sistemeve të përfshira në to, njohje të kontratave të kredisë dhe dokumentave të tjerë të ciklit kreditor, njohje të kolateraleve.
  • Aftësi te mira prezantimi me gojë dhe shkrim.
  • Njohuri mjaft të mira të programeve bazë MS Office si dhe të aplikacioneve financiare dhe raportuese të tjera të përdorura në Bankë.

Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 13 Janar 2017:


  • CV
  • Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
  • Diplome dhe liste notash
  • Letra reference nga punedhenes te meparshem

në njërën nga adresat e mëposhtme:


Union Bank
Blv. Zogu I, përballë stacionit të trenit
Tiranë
E-mail: hr@unionbank.al


Vetëm kandidatët e përzgjedhur për testim/ intervistë do të kontaktohen.




Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.


Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.


Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.


Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al.

Apliko