Union Bank ka filluar aktivitetin në 2006, si pjesë e zgjerimit të kompanive të Union Grup në Shqipëri. Që nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative në të gjithë sektorët dhe tani ka 30 degë në qytetet më kryesore të Shqipërisë.
Sot Union Bank ka rreth 350 punonjës në të gjithë Shqipërinë. Menaxhimi i Bankës i kushton rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Ne jemi krenarë për raportet kolegiale dhe atmosferën në punë që kemi dhe kërkojmë që t’i përmirësojmë vazhdimisht ato.

Menaxhimi ka identifikuar nevojën për punësimin një Specialisti të Shërbimit ndaj Klientit, në degën e Korçës, ndaj ftohen të aplikojnë kandidatë të përshtatshëm për këtë pozicion.

Specialist i Shërbimit të Klientit, në Degën Korçë

Qëllimi i Përgjithshëm i Punës:


  • Informon dhe shet me profesionalizëm klientët e bankës në lidhje me gamën e produkteve dhe shërbimeve të ofruara nga Banka.
  • Ekzekuton në sistem transaksionet e klientëve duke i kushtuar kujdes aplikimit të rregulloreve operacionale të bankës dhe kërkesave rregullatore në fuqi, si:
    • Kryen hapjen e depozitave me afat sipas kërkesave të klientëve;
    • Pajis klientët me informacion mbi gjendjen e llogarive në bankë, sipas kushteve paraprake të rëna dakord;
    • Ekzekuton transferta brenda bankës, brenda vendit dhe jashtë vendit;
    • Ekzekuton veprimet e këmbimeve valutore nëpërmjet llogarive bankare;
    • Ekzekuton veprimet e pagesave të faturave apo shlyejes së detyrimeve ndaj të tretëve si Tatim-Taksa, Dogana, KESH, AMC Vodafone etj.;
    • Ekzekuton veprimet me çeqet personale, çeqet bankare;
    • Ekzekuton veprimet e nevojshme në lidhje me kartat e debitit dhe kreditit;
    • Lëshon garanci bankare kundrejt bllokimit të fondeve në llogarinë e klientit;
    • Trajton aplikimet për kredi për individë sipas kushteve, proçedurave dhe limiteve të vendosura nga banka.


Profili i kërkuar:


  • Arsimi i lartë ekonomik ose në fushë të ngjashme me të.
  • Preferohet eksperiencë e mëparshme në sektorin bankar në të njëjtin pozicion.
  • Aftësi shumë të mira të ndërveprimit me klientët.
  • Korrekt dhe i saktë.
  • Njohuri të gjuhës angleze dhe kompjuterit.


Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 10 Janar 2017:

  • CV
  • Leter “Shprehje Interesi” për pozicionin
  • Kopje të diplomës dhe listës së notave
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm


në njërën nga adresat e mëposhtme:


Dega e Union Bank në Korçë,
Sheshi i Demonstratave

Union Bank
Blv. Zogu I, përballë stacionit të trenit, Tiranë

E-mail: hr@unionbank.al


Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al.

Apliko