Viti i Ri në Beograd dhe Sarajevë, 4 Ditë €139

Serbi

Dita e Parë, 30 Dhjetor 2016: Nisja nga Tirana me autobus në drejtim të Malit të Zi. Gjatë rrugës, pushime per kafe. Kalimi nga Nikshiq për në Medjugorje. Vizitë e Katedrales së Zonjës së Paqes. Vazhdon udhëtimi për në Mostar, ku vizitohen: Ura e Mostarit, Katedralja dhe Xhamia. Vazhdon udhëtimi për në Sarajevë. Mbrritja në Sarajevë. Sistemimi dhe Darkë në Hotel.




Dita e Dytë, 31 Dhjetor 2016: Mëngjes në Hotel. Viizitë panoramike rreth 2 orë e Monumenteve të Sarajevës, si Kështjella, Rrugët Saraç, Kazandziluk dhe Bravadziluk Kulla e Sahatit, etj. Nisja nga për në Beograd. Gjatë rrugës, pushime per kafe dhe drekë. Mbërritja në Beograd. Sistemimi në Hotel.

Opsionale: Darka Speciale e Vitit të Ri në Anije Kej.




Dita e Tretë, 1 Janar 2017: Mëngjesi në Hotel. Pas orës 11.00Vizitë në monumentet kryesore te qytetit si kisha e Shën Savës, Biblioteka Kombëtare, shëtitje në bulevardin kryesor "Kneza Millosha", Parku i Pioniereve, Parlamenti i Serbisë, Bashkia e qytetit te Beogradit, ura Branko edhe ura e re e qytetit Ada, lagjet diplomatike si Senjak edhe Dedinje, Parku Kalemegdan ku gjenden rrenojat romake te qytetit antik, Statuja e Fitores, Rruga kryesore tregtare e Beogradit Kneza Mihaila. Do të shkojmë ne Novi Beograd për të vizituar parkun e Miqësisë, USCE, zyrat e Komitetit Qëndror të partisë Komuniste edhe "Bllokun" e Novi Beograd. Në vazhdim pas do shkojmë tek rruga e Shkodranëve "Skadarska Ulica". Darkë në hotel.




Dita e Katërt, 02 Janar 2017: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Tiranë. Ndalesë e shkurtër në Prishtinë ku do të vizirohet qëndra historike e qytetit si Monumenti i Pavarësisë "New Born", bulevardi Nënë Tereza ku gjenden Teatri Kombëtar edhe Monumenti i Skënderbeut. Ndalesë për drekë në Prishtinë. Gjatë pasdites, nisja për në Tiranë. Mbërritja në Tiranë gjatë darkës.




Me Shume Detaje: Çmimi përfshin:

1. Udhëtimi vajtje - ardhje, Transfertat dhe shëtitjet me autobus.

2. Akomodim në hotel për 3 netë qëndrimi.

3. Mëngjeset dhe 2 Darka.

4. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.




Në pagesë nuk janë përfshirë:

1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.

2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Opsionale: Darka Speciale e Vitit të Ri në Anije Kej €45

AD Company Tourism

Rruga Myslym Shyri, Tirana, Albania

Telephone:+355 4 222 02 69

Cel: +355 696005706/ 0682020092

Email: tourism@adcompany.al

Website: www.adcompany.al





kontaktoWhatsApp