Sot Union Bank ka rreth 350 punonjës në të gjithë Shqipërinë. Menaxhimi i Bankës i kushton rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Ne jemi krenarë për raportet kolegiale dhe atmosferën në punë që kemi dhe kërkojmë që t’i përmirësojmë vazhdimisht ato.
Menaxhimi ka identifikuar nevojen per punesimin e nje Administratori Databaze, ne Departamentin e Teknologjise dhe Informacionit, ne Drejtorine e Pergjithshme, ne Tirane. Ftohen te aplikojne kandidate te pershtatshem per kete pozicion.
Administrator Databaze, ne Departamentin TIK
Pergjegjesite kryesore perfshijne:
- Dizenjimi, implementimi dhe mirembajtja e databazave Oracle.
- Suportimi i njesise se zhvillimit ne dizenjimin, zhvillimin, testimin dhe permiresimin e aplikacioneve.
- Suport ne zgjidhjen e problemeve te aplikacionit financiar, sidomos rastet qe kerkojne analizen dhe nderhyrjen e DBA..
- Monitorimi, permiresimi dhe raportimi periodik i performances se databazes.
- Menaxhimi dhe mirembjatja e procedurave te backup/recovery .
- Rishikimi dhe permiresimi i kodeve ne SQL dhe PL/SQL.
- Dizenjimi i paketave dhe procedurave ne DB.
- Krijimi dhe mirembjatja e SQL skripteve dhe procedurave rutinore.
- Pergjegjes per implementimin e ndryshimeve te ardhura nga suporti i sistemit financiar, per t’u aplikuar zakonisht pas orarit zyrtar.
- Te gjeneroje ad-hoc queries, bazuar ne njohjen e skemave te DB dhe te gjeneroje raporte sipas kerkesave.
Eksperienca dhe kualifikimet e kerkuara:
- Jo me pak se 3 vjet eksperience si Oracle DBA
- Diplomë ne degen Informatike apo Elektronike
- Preferohet Database Administrator Certified Associate / Professional
- Njohja e sistemeve Unix, Linux. MS Windows
- Njohje dhe eksperience programimi ne Java
Aftesi te tjera:
- Aftesi te mira nderpersonale
- Njohuri te avancuara te gjuhes Shqipe dhe Anglishte
- I/E afte te perballoje njekohesisht disa detyra
- Aftesi te mira ne zgjidhjen e problemeve
Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 31 Janar 2017:
- CV
- Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
- Kopje te diplomes dhe listes se notave
- Referenca nga punedhenes te meparshem
ne njeren nga adresat e meposhtme:
Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane
E-mail: hr@unionbank.al
Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.
Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al.
Apliko