Union Bank ka filluar aktivitetin në 2006, si pjesë e zgjerimit të kompanive të Union Grup në Shqipëri. Që nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative në të gjithë sektorët dhe tani ka 30 degë në qytetet më kryesore të Shqipërisë.
Sot Union Bank ka rreth 350 punonjës në të gjithë Shqipërinë. Menaxhimi i Bankës i kushton rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Ne jemi krenarë për raportet kolegiale dhe atmosferën në punë që kemi dhe kërkojmë që t’i përmirësojmë vazhdimisht ato.

Menaxhimi ka identifikuar nevojën për punësimin e Shefit të Njësisë së Mirëmbajtjes së Sistemeve Financiare dhe Raportimit, në Departamentin e Teknologjisë dhe Informacionit, në Drejtorinë e Përgjithshme, në Tiranë. Ftohen të aplikojnë kandidatë të përshtatshëm për këtë pozicion.

Shef i Njësisë së Mirëmbajtjes së Sistemeve Financiare dhe Raportimit, në Departamentin TIK

Qëllimi i përgjithshëm i punës do të jetë: manaxhimi i proçeseve dhe stafit të njësisë; implementimi i përmirësimeve dhe fix-eve të core sistemit bankar dhe sistemeve të lidhura me të; krjimi dhe mirëmbajtja e ambienteve të raportimit dhe krijimi i raporteve sipas kërkesave; implementimi dhe mirembajtja e aplikacionit e-banking dhe interface-it përkatës me core sistemin; mirëmbajtja e sistemeve të tjera financiare.

Përgjegjësitë kryesore:

  1. Implementimi i produkteve te reja bankare ne Financial Software sistem dhe pershtatja e produkteve ekzistuese sipas kerkesave te biznesit.
  2. Drejtimi i proceseve te upgrade/migrim te sistemeve financiare.
  3. Siguron suport ndaj përdoruesve lidhur me Financial Software sistem, sistemet e tjera financiare, kanalet alternative dhe raportimet.
  4. Zhvillon dhe siguron saktësinë e informacionit të raporteve.
  5. Përgjegjës për instalimin dhe konfigurimin e sistemit te raportimit.
  6. Konfiguron dhe mirëmban ATM/POS interface, si edhe kujdeset për testimin dhe implementimin e përmirësimeve.
  7. Konfiguron, mirëmban dhe sugjeron përmirësime për aplikacionin internet banking, si edhe ndërton procedurat përkatesë për përdorimin e tij.
  8. Zhvillon procedurat per menaxhimin e proceseve te njesise.
  9. Behet pjese aktive ne menaxhimin e Departamentit te Teknologjise se Informacionit.



Eksperienca dhe kualifikimet e kërkuara:

  • Diplomë universitare në Informatikë, Elektronikë apo degë të së njëjtës fushë
  • Minimumi 5 vjet eksperiencë në sektorin bankar, shërbime TIK.
  • Eksperiencë e mëparshme në manaxhim
  • Aftësi të mira të të kuptuarit të ciklit të zhvillimit të software-ve dhe njohuri të bazave të të dhënave Oracle, MS SQL Server dhe të jetë familjar me Oracle PLSQL, T-SQL, SQL, J2EE dhe XML
  • Eksperiencë me Oracle DB 10g/11g/12c
  • Eksperiencë me programe të raportimit si: SAP BI ose Oracle BI
  • Njohuri të mjaftueshme në sistemet Unix/Linux




Aftësi të tjera:


  • Aftësi të mira organizative, menaxhuese dhe koordinuese.
  • Aftësi për të drejtuar dhe motivuar stafin
  • Aftesi të mira komunikimi
  • Aftësi të mira në zgjidhjen e problemeve.
  • I vëmendshëm ndaj detajeve.
  • Njohuri të avancuara të gjuhës Angleze.


Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 31 Janar 2017:

  • CV
  • Leter “Shprehje Interesi” për Pozicionin
  • Kopje të diplomës dhe listës së notave
  • Referenca nga punëdhënës të mëparshëm


në njërën nga adresat e mëposhtme:

Union Bank
Blv. Zogu I, përballë stacionit të trenit, Tiranë

E-mail: hr@unionbank.al

Vetwm kandidatwt e pwrzgjedhur pwr intervistw do tw kontaktohen.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al.

Apliko