Union Bank ka filluar aktivitetin në 2006, si pjesë e zgjerimit të kompanive të Union Grup në Shqipëri. Që nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative në të gjithë sektorët dhe tani ka 30 degë në qytetet më kryesore të Shqiperisë.
Sot Union Bank ka rreth 350 punonjës në të gjithë Shqipërinë. Menaxhimi i Bankës i kushton rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Ne jemi krenarë për raportet kolegiale dhe atmosferën në punë që kemi dhe kërkojmë që t’i përmirësojmë vazhdimisht ato.

Menaxhimi ka identifikuar nevojen per punesimin e nje Administratori te Sistemeve Financiare, ne Departamentin e Teknologjise dhe Informacionit, ne Drejtorine e Pergjithshme, ne Tirane. Ftohen te aplikojne kandidate te pershtatshem per kete pozicion.

Administrator i Sistemeve Financiare në Departamentin TIK

Qellimi i pergjithshem i punes do te jete: mirembajtja e core sistemit bankar dhe sistemeve te lidhura me te, implementimi i fix-eve, testimi dhe implementimi i zhvillimeve dhe permiresimeve; krjimi dhe mirembajtja e ambienteve te raportimit dhe krijimi i raporteve sipas kerkesave; implementimi dhe mirembajtja e SWIFT-it dhe interface-it perkates me core sistemin.

Pergjegjesite kryesore:

  1. Miremban dhe zhvillon UB Core Financial Software ne bashkepunim me suportin teknik te core sistemit dhe njesine e zhvillimeve.
  2. Vlereson kerkesat per mirembajtje te software-it qe vijne nga perdoruesit. Raporton problematikat permes suportit online. Teston zgjidhjet ne mjedise testimi dhe i aplikon ne perputhje me Proceduren e Menaxhimit te Ndryshimeve.
  3. Ndjek ceshtjet ne sistemin e raportimit te problemeve, duke u dhene feedback-un perkates perdoruesve te biznesit.
  4. Suporton perdoruesit e BI/BO per probleme ne raporte specifike dhe/ose te gjithe mjedisin e raportimit.
  5. Ofron zgjidhje per krijimin e raporteve specifike jashte mjedisit te raportimit, sipas kerkesave nga pale te treta (si CROA, MOF, AML, ASD). Zhvillon interface dhe komponente ne software-in kryesor, qe suportojne kerkesat e paleve te treta.
  6. Kryen mirembajtje dhe parametrizime ditore ne software-in kryesor, lidhur me produktet, perdoruesit dhe plotesimin ne pergjithesi te kerkesave te biznesit.
  7. Ofron zgjidhje per krijimin e produkteve dhe sherbimeve te reja ne software-in kryesor, duke minimizuar nevojen per zhvillime.
  8. Ofron suport te nivelit te pare ne procesin e mbylljes se dites.


Eksperienca dhe kualifikimet e kerkuara:

  • Diplome universitare ne Informatike, Elektronike apo dege te se njejtes fushe
  • Minimumi 2 vjet eksperience ne sektorin bankar, sherbime TIK
  • Aftesi te mira te te kuptuarit te ciklit te zhvillimit te software-ve dhe njohuri te bazave te te dhenave Oracle, MS SQL Server dhe te jete familjar me Oracle PLSQL, T-SQL, SQL, J2EE dhe XML
  • Eksperience me Oracle DB 10g/11g/12c
  • Eksperience me programe te raportimit si: SAP BI ose Oracle BI
  • Njohuri te mjaftueshme ne sistemet Unix/Linux




Aftesi te tjera:

  • Aftesi te mira ne zgjidhjen e problemeve.
  • Aftesi te mira komunikimi.
  • I vemendshem ndaj detajeve.
  • Njohuri te avancuara te gjuhes Angleze.
  • I/E afte te punoje ne grup dhe te perballoje njekohesisht disa detyra


Personat e interesuar duhet te dergojne brenda dates 31 Janar 2017:

  • CV
  • Leter “Shprehje Interesi” per Pozicionin
  • Kopje te diplomes dhe listes se notave
  • Referenca nga punedhenes te meparshem


ne njeren nga adresat e meposhtme:

Union Bank
Blv. Zogu I, perballe stacionit te trenit, Tirane

E-mail: hr@unionbank.al

Vetem kandidatet e perzgjedhur per interviste do te kontaktohen.

Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al.

Apliko