Krishtlindje ne Selanik 3 Dite 75 Euro - Me mengjese 85 euro - Me darka

Dita e Parë: Nisja ne ora 05.00 nga Tirana, prane “Korpusit”, sheshi “Nene Tereza”. Vazhdon udhëtimi me autobuz nëpërmjet Kapshticës për në Selanik. Pushime gjate rruges ne Qafe Thane me pamje nga Liqeni Ohrit dhe Lini. Mberritja në Selanik. Akomodimi ne hotel ne qender te qytetit. Pasdite e lire ose nen shoqerimin e guides per shetitje ne qytet.Darka ne hotel .




► Dita e Dytë: Mengjesi ne hotel. Fillojne vizitat e atraksioneve kryesore te Selanikut, nje qytet qe daton qe ne vitin 315 para Krishtit dhe qe ka marre emrin nga motra e Aleksandrit te Madh. Vizitohen Sheshi Aristotelus, Kisha e Sh. Dhimitrit dhe Forumi Romak qe ne shekulline dyte pas Krishtit, Harku i Galerios i cili ka qene Perandor deri ne 311 si dhe Mausoleumi i tij, zona Tsimiski dhe Kulla e Bardhë ku keni mundesine te shijoni kafen tuaj buze detit ose ne nje prej anijeve qe vozisin pergjate bregdetit me pamje nga gjithe qyteti. Pasditja per Shopping ne nje nga qendrat tregetare me te medha, Cosmos. Darka ne hotel .




► Dita e Tretë: Mengjesi ne Hotel. Nisja për në Shqipëri. Gjatë rrugës ndalesë ne qytetin Kastoria i cili shtrihet ne brigjet e liqenit Orestiadha dhe qe dallohet per kishat Bizantine si edhe per prodhimet e lekures te cilat mund ti gjeni ne dyqanet e ndryshme brenda ne qytet. Ndalese per rreth 2 ore ne qytet per te shijuar kafe buze liqenit. Vazhdon udhetimi drejt kufirit te Kapshtices dhe drejt Pogradecit ku mund te qendroni per te shijuar dreken. Nisja dhe mbrritja në Tirane. Fundi i sherbimit tone .




Ne Cmim Perfshihet




• Akomodimi 2 nete Metropolitan ne qender te qytetit.




• Mengjeset + Darkat




• Transporti vajtje - ardhje plus vizitat .




• Guide Shqiptare gjate gjithe udhetimit .




Politikat e Femijeve

• 0-2 vjec janë falas;

• 2-12 vjec, nëse akomodohet në dhomë me 2 të rritur, përfiton €20 zbritje;

• Mbi 12 vjec paguan si i rritur;

• Nëse nuk i ka mbushur 18 vjec, dhe udhëton me njërin ose asnjërin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.




►Vendet ne autobus caktohen sipas momentit te rezervimit




►Nese krevati nuk do te jete dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar .




►Per rezervim, mund te paguani 30% te shumes tani, ndersa pagesen e plote deri 5 dite para nisjes.




►Pagesa e bere eshte e pakthyeshme.

Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.AD Company Tourism

Rruga Myslym Shyri, Tirana, Albania

Telephone:+355 4 222 02 69

Cel: +355 696005706/ 0682020092

Email: tourism@adcompany.al

Website: www.adcompany.al


kontaktoWhatsApp