ALBA PUNËSIM është një agjensi private punësimi, e cila ka si aktivitet të saj: ndërrmjetësimin në tregun e punës. Ne përdorim profesionalizmin tonë në fushën e burimeve njerëzore për t'ju përgjigjur nevojave të klientëve, duke u siguruar kandidatët më të mirë në tregun e punës dhe kandidatëve duke ju ofruar mundësi punësimi.
Për disa kliente tanet, kompani qe meren me distribuzionin e produkteve te ndryshme ushqimore dhe produkteve te ndryshme elektrike, jemi duke kërkuar:

Agjent Shitje në terren ( M )

Kërkesat për pozicionin:
1. Të kenë perfunduar arsimin e mesem ose te lartë.
2. Të kene aftësi shumë të mira komunikuese dhe në shitje
3. Aftësi negociuese .
4. Minimumi 2 vite eksperince pune ne fushen e shitjeve te produketeve te ndryshme ( ushqimore, elektrike etj )
5. Te disponojë leje drejtimi të kategorisë B
6. Mosha të jetë mbi 25 vjec.

Detyrat kryesore:


1. Të prezantojë dhe shesë produktet e kompanisë klientëve të rinj dhe atyre ekzistues.
2. Të arrijë objektivat mujore të përcaktuara nga kompania
3. Të zbatojë politikat, drejtimet dhe procedurat e kompanisë.
4. Të identifikojë dhe zgjidhë në kohë shqetësimet e klientëve.
5. Të mbajë marrëdhënie të rregullta me klientët.
6. Të bashkëpunojë me departamentet përkatëse deri në zgjidhjen e cdo problemi/kërkese nga klientët.

Kompania ofron:
1- Kontratë të rregullt pune
2- Numër telefoni me kontratë.
3- Automjet në dispozicion të përditshëm.
4- Trajnim fillestar dhe të vazhdueshëm mbi produktet dhe strategjitë e shitjeve

Nëse jeni të interesuar për këtë pozicion, ju lutem dërgoni cv-në tuaj me foto ne adresën:info@albapunesim.al.
Ju lutem shënoni tek subjekti:Agjent Shitje në terren ( M )
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen per interviste.


Apliko