Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e tregtisë dhe ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:
MENAXHER MARKETINGU
FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Hartimi, implementimi i strategjisë së përgjithshme të marketingut, i buxhetit vjetor marketing, planit marketing dhe analizave te ndryshme në përputhje me strategjinë dhe objektivat e kompanisë.Azhornimi I kesaj strategjie ne benefitet e rritjes se shitjeve .
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Hartimi dhe implementimi i strategjisë së përgjithshme të marketingut në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi 3 mujore/mujore;
- Hartimi dhe monitorimi i një plani vjetor marketingu, i cili detajon aktivitetet e vitit që përkojnë me objektivat e miratuara të biznesit;
- Hartimi i buxhetit vjetor të marketingut, ndjekja dhe realizimi i tij;
- Manaxhimi i kanaleve sociale të medias së kompanise;
- Përgatit analiza të tregut, të konkurrencës, të ҫmimeve, të kënaqësisë së klientit, të elementeve publicitare dhe ia prezanton drejtuesve të kompanisë;
- Kërkimi dhe gjetja e zgjidhjeve efikase të të gjitha mënyrave të mundshme për të bërë marketing;
- Monitorimi i zbatimit të aktiviteteve të marketingut brënda buxhetit dhe në cilesinë e kërkuar;Rishikimi i ekzekutimit të planit të aktivitetit për veprime proaktive dhe korrigjuese të mundshme;
- Përgjegjes për rishikimin e përmbajtjes së website-it të kompanisë dhe sigurohet se të gjitha informacionet në të janë të azhornuara;
- Udhëheq kërkime në treg për të identifikuar kërkesat e tregut aktual dhe në të ardhmen;
- Informon klientët potencialë në lidhje me shërbimet, produktet, ofertat.
- Bën takime të rregullta periodike, për ecurinë ,problematikat e shitjeve dhe strategjitë e e nevojshme per permiresim;
- Raporton tek drejtuesit e kompanisë periodikisht, potencialet për produkte dhe shërbime të reja, zhvillime specifike, informacione të mbledhura në terren, aktivitetet e konkurencës etj;
- Mbron vlerat e organizatës duke e mbajtur informacion konfidencial;
- Zbaton detyra të tjera që i caktohen;
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplomë në Marketing, Administrim Biznesi;
Eksperiencë Pune: Preferohen kandidatë me mbi 2 vjet përvojë profesionale në marketing dhe shitje, përbën përparësi përvoja në Biznes;
Aftësi:
· Njohje të mira në Marketing dhe të parimeve të reklamimeve, duke përfshirë sektorin e marketingut, rritjen e ofertës së produkteve, përfitimet nga shitjet;
· Aftësi të mira ndërveprimi në biznes dhe shitje: ai/ajo duhet të ketë aftësi të shkëlqyera në komunikim si gojarisht dhe nëpërmjet telefonit, me palët e interesuara dhe me të gjithë operatorët e tjerë.
· I aftë që të jetë i suksesshëm dhe të shfaq përvojën e vetë në menaxhim lidhur me klientët dhe kontratat e rëndësishme;
· Aftesi të mira negociuese në mbyllje kontratash;
· Punëtor, këmbëngulës, dhe i besueshëm;
· Pozitiv dhe entuziast;
· I orientuar dhe me fokus të qartë, cilësi të larta dhe të jetë familjar me biznesin;
· I matur, i besueshëm dhe profesional në marrëdhëniet me ekzekutivët e Kompanisë;
· Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe të dijë të bëhet pjesë e grupit;
· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
· Të ketë leje drejtimi;
· Njohuri shumë të mira të programevë të paketës Office;
Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 20 Shkurt 2017
-
JU MIRËPRESIM!
Tel. : +35542255506
Cel. : +355674647484
AplikoWhatsApp