F&M Reklama është një nga operatorët kryesorë në tregun e reklamave në Shqipëri, e cila ofron të gjitha produktet dhe shërbimet në fushën e reklamimit, ku përfshihen: tabela ndriçuese, printime dixhitale indoor/outdoor, punime me gërma 3D, punime profesionale të teknologjisë LED, reklama në seri, billborde, karburante, stenda promocionale, artikuj promocionalë, reklama elektronike etj.

F&M Reklama ka shpalllur vakant pozicionin Manaxher/e Shitje dhe Marketingu , pjesë e Departamentit të Shitjeve dhe Marketingut.

Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Njohja e teknikave bashkëkohore të shitjes dhe promocionit;
Studimi i tregut shqiptar dhe identifikimi i klientëve potenciale;
Komunikimi me klientët potencialë, nëpërmjet kontakteve të drejtpërdrejta, e-mail, telefon, takime etj, lidhur me prezantimin e produkteve dhe shërbimeve që ofrohen nga F&M Reklama.
Menaxhimi i procesit të shitjes në tërësi;
Realizimi dhe rritja e Objektivave të shitjes në vazhdimësi;

Edukimi:
Të ketë mbaruar studimet universitare, preferohen deget Administrim Biznesi, profili Menaxhim/Marketing.

Kualifikime te tjera:
Njohuri dhe përvoja trainimi e kualifikimi në manaxhim, marketing, shitje, komunikim
Njohuri shumë të mira mbi paketën MS Office ( Excel, Word, PowerPoint, Outlook)
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Gjuhë të tjera të huaja përbëjnë avantazh.
I/e pajisur me patentë dhe i/e aftë në drejtim automjeti

Aftesi te tjera:
Aftësi shumë të mira komunikuese;
Sjellje proaktive në ambjentin e punës;
Aftësi shumë të mira në organizimin , planifikimin dhe koordinimin e punës;
Qëndrim pozitiv ndaj situatave të ndryshme;
Sjellje tolerante ndaj risive dhe ndryshimit;
Dëshirë për të punuar në grup;
Dëshirë për të mësuar, për të marrë iniciativa të reja dhe kreativ;

Aplikimi:
Jeni të lutur të dërgoni CV tek adresa email: hr@fmreklama.al brenda datës: 20/01/2017

Apliko