Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e konceptimit të hapsirave duke ofruar një gamë të gjerë produktesh, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:
MAGAZINIER
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
· Ky pozicion ka përgjegjësinë për të menaxhuar dhe kryer ҫdo proces që lidhet me magazinën qendrore të kompanisë. Objektivi kryesor i magazinierit është të kontrollojë të gjitha produktet që hyjnë dhe dalin në hapësirën që ka nën përgjegjësi;
· Kujdeset për mirëmbajtjen e magazinës;
· Kontrollon sasinë dhe cilesinë e të gjitha produketeve që hyjnë dhe dalin nga magazina;
· Bën sistematikisht inventaret për të gjithë sektorët e magazinës;
· Kujdeset për të gjitha të mirat materiale të vendosura në hapësirën që ka në përgjegjësi;
· Edukimi dhe kompetencat teknike;
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të ketë mbaruar arsimin e lartë preferohet në degë të Fakultetit Ekonomik;
Eksperiencë Pune: Preferehet eksperienca e mëparshme në pozicione të ngjashme;
Aftësi:
· Të bëjë në bazë të fletë-hyrjeve dhe fletë-daljeve, ngarkimet dhe shkarkimet në programin e magazinës;
· Të jetë i aftë që në ҫdo moment të nxjerrë dhe të përpunojë në aspektin kohor, gjendjen e magazinës;
· Të kontrollojë për sasinë dhe cilesinë e të gjitha produkteve që hyjnë dhe dalin;
· Të ruajë dokumentacionin e menaxhimit të magazinës;
· Të njohë dhe të sistemojë në ҫdo kohë të gjitha produkte të ndara sipas zërave dhe rafteve përkatëse;
· Të koordinohet me menaxherin e Financën mbi inventarin e magazinës gjatë procesit të daljes dhe hyrjes së mallrave;
· Të jetë i komunikueshëm dhe përgjegjës për zbatimin e detyrave të ngarkuara;
Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 20 Nëntor 2016
-
JU MIRËPRESIM!
Apliko