Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:
INXHINIER ELEKTRIK
FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Inxhinieri Elektrik ndjek dhe mban përgjegjësi për te gjitha aspektet e nje projekti qe lidhen me fushen e zbatimit dhe projektimit te sistemeve elektrike.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Ndjek ecurine e punimeve elektrike ne faza, që nga projekt-ideja, zbatim dhe kolaudim përfundimtar;
- Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e nënkotraktorëve elektrik për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të përcaktuara në projekt;
- Përgatit ose koordinon gjithë dokumentacionin e duhur tekniko–ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet vëndase;
- Rishikon dhe harton koston e instalimeve elektrike duke prëgatitur preventivin total;
- Identifikon, tregun e materialeve dhe të instalatoreve elektrike vendas ose të huaj dhe kordinon me departamentet e tjera për mënyrën e përzgjedhjes;
- Kordinon punen midis grupeve tëndryshme instalatore;
- Prëgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve elektrike ,ne përputhje me grafikun e përgjithshëm të projektit;
- Hartimin dhe kontrollin e situacioneve mujore;
- Hartimin dhe mbikqyrjen, mirëmbajtjen periodike të sistemit të instalimeve elektrike gjatë fazës të shfrytëzimit;
- Përpilon dhe koordinon punën për prëgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes të instalimeve elektrike;
- Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik në lidhje me instalimet elektrike;
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Edukim i lartë në Degën Inxhinieri Elektrike;
Eksperiencë Pune: Minimumi 7 vjet eksperiencë pune si Inxhinier Elektrik;
Aftësi:
- Eksperiencë pune, eksperiencë në sistemet elektrike të LV dhe ELV, sistemet e HVAC, sisteme BMS, etj;
- Aftësi koordinimi në punime elektrike;
- Aftësi kompetente në skicime, në programim të saktë, instalime dhe testime të sistemeve elektrike;
- Njohuri shume te mira te gjuhes angleze;
- Të ketë njohuri në proceset dhe materialet e ndërtimit, si dhe në menaxhimin e projektit.
- Eksperiencë në CAD dhe MS;
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe prezantim si dhe aftësi të mira për punë në grup;
- Aftësia për të përcaktuar përparësitë dhe për të planifikuar punën në mënyrë efektive;
Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 30 Nentor 2016
-
JU MIRËPRESIM!
Tel. : +35542255506
Cel. : +355674647484
AplikoWhatsApp