Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:
INXHINIER MEKANIK
FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Inxhinieri Mekanik përfshihet dhe mban përgjegjesi në të gjitha fazat e një projekti ndërtimi, nga puna fillestare kërkimore në zhvillimin e projektimit deri në fazat finale të instalimit dhe kolaudimit perfundimtar.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Inxhinieri Mekanik skicon produkte mekanike dhe elektromekanike dhe sisteme duke zhvilluar dhe testuar specifikimet dhe metodat;
- Inxhinieri Mekanik harton dhe zbaton modifikimet e kostove efektive të pajisjeve për të ndihmuar në përmirësimin e sigurisë, besueshmërisë dhe xhiros;
- Inxhinieri Mekanik zhvillon specifika të projektit të ndërtimit duke bashkëpunuar me Inxhinierë të fushave të tjera;
- Inxhinieri Mekanik zhvillon, teston dhe vlerëson hartime të ndryshme teknike;
- Përdor punën kërkimore, aftësitë analitike e konceptuale dhe aftësitë planifikuese ndihmuar në veçanti nga matematika dhe programet kompjuterike;
- Inxhinieri Mekanik ka përgjegjësinë të marrë parasysh implikimet e çështjeve të tilla në punën e tij si kosto, çështjeve të sigurisë dhe kufizimeve kohore;
- Inxhinieri Mekanik ka përgjegjësinë të punojë me profesionistë të tjerë, brenda dhe jashtë sektorit Inxhinierik.
- Inxhinieri Mekanik diskuton dhe kujdeset për zgjidhjen e problemeve komplekse me nënkontraktorët, dhe furnizuesit;
- Inxhinieri Mekanik menaxhon projekte duke përdorur parimet dhe teknikat inxhinierike;
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Edukim i lartë në Degën Inxhinieri Mekanike;
Eksperiencë Pune: Minimumi 10 vjet eksperiencë pune si Inxhinier mekanik;
Aftësi:
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe prezantim si dhe aftësi të mira për punë në grup;
- Aftësia për të përcaktuar përparësitë dhe për të planifikuar punën në mënyrë efektive;
- Nivel të avancuar të njohurive kompjuterike, AutoCad;
- Njohuri të mire të gjuhës Angleze;
- Qasje kreative për ide të reja dhe njohuri të shkëlqyeshme teknike;
- Aftësi të shkëlqyera në prezantimin e informacioneve teknike;
- Aftësi të shkëlqyera konceptuale dhe kontroll inxhinierik;
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe prezantim si dhe aftësi të mira për punë në grup;
- Aftësia për të përcaktuar përparësitë dhe për të planifikuar punën në mënyrë efektive;
Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 30 Nentor 2016
-
JU MIRËPRESIM!
Tel. : +35542255506
Cel. : +355674647484
AplikoWhatsApp