Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:
INXHINIER NDERTIMI- ZBATIM
FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Inxhinieri i Zbatimit ndjek dhe mban përgjegjësi për mbikqyrjen e zbatimit të projektit në terren duke përfshire këtu marrëdhëniet me nënkontraktorët dhe punëmarrësit e tjerë të projektit.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Ndërmerr studime teknike dhe të fizibilitetit duke përfshirë hetimet në terren;
- Mban dhe manaxhon kontaktin e përditshëm me nënkontraktorët;
- Parashtron zgjidhjen e projektimit dhe të problemeve në kantjer;
- Kujdeset për menaxhimin e buxhetit të projektit;
- Kujdeset dhe sigurohet që projekti është në përputhje me kërkesat ligjore duke përfshirë këtu edhe mbajtjen e dokumentacionit në kantier;
- I kushton rëndësi të veçantë vlerësimit dhe qëndrueshmërisë dhe ndikimit mjedisor të projekteve në zbatim duke u siguruar që projektet të zhvillohen normalisht dhe strukturat përkatëse të jenë përfunduar brenda buxhetit dhe kohës së përcaktuar;
- Është përgjegjës për sigurinë teknike dhe fizike në kantier;
- Mban korespondencat përfitues-investitor-kontraktor-supervizion;
- Mban kontakte dhe i përgjigjet ҫdo kërkesë të supervizionit;
- Menaxhon burimet njerëzore në kantier;
- Harton dhe kontrollon dokumentacionin teknik në objekte;
- Harton librezat e masave dhe situacionet finale;
- Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik;
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Edukim i lartë në Degën Inxhinieri Ndërtim;
Eksperiencë Pune: Minimumi 10 vjet eksperiencë pune si Inxhinier Ndërtimi;
Aftësi:
- Të ketë punuar minimum në tre projekte ndërtimi me sistemin FIDIC ose PRAG;
- Njohje e mirë e gjuhës Angleze;
- Njohuri kompjuterike, Microsoft office, Autocad, Programe profesionale;
- Aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe negociuese;
- Aftësi për të kryer një sërë detyrash në terren pa mbikqyrjen e eprorëve;
- Aftësi të shkëlqyera për të krijuar dhe mbajtur komunikim korrekt dhe të përditshëm me administratën dhe eprorët;
- Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe prezantim si dhe aftësi të mira për punë në grup;
- Aftësia për të përcaktuar përparësitë dhe për të planifikuar punën në mënyrë efektive;
Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 20 Shkurt 2017
-
JU MIRËPRESIM!
Tel. : +35542255506
Cel. : +355674647484
AplikoWhatsApp