Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:
DREJTOR I DEPARTAMENTIT TË FINANCËS
FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Drejtori Financës ndjek dhe mban përgjegjësi për veprimtarinë ekonomiko-financiare, mirë-administrimin e vlerave materiale e monetare të shoqerise. Drejtori i Financës zbaton me përpikmëri planin e buxhetit dhe raporton për të sipas afateve të përcaktuara, mban kontabilitetin sipas ligjeve në fuqi dhe raporton për bilancin sipas afateve të kërkuara.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Harton bilancin kontabël dhe e paraqet atë në afatet dhe destinacionet e kërkuara;
- Kryen pagesat në përputhje me bazën ligjore të tyre;
- Ndjek dhe plotëson dokumentacionin justifikues për pagesat që kryhen nëpërmjet bankës;
- Ndjek dhe plotëson dokumentacionin justifikues për pagesat që kryhen nga arka në perputhje me disiplinën financiare;
- Organizon punën për mbajtjen e kontabilitetit sipas ligjeve dhe udhëzimeve në fuqi; Harton dhe ndjek zbatimin e planit të inventarëve;
- Përgjigjet për ruajtjen e dokumentacionit financiar sipas periudhave të përcaktuara në ligj;
- Ndjek dhe kontrollon realizimin e kontratave në vlerë;
- Kontrollon zbatimin e proçedurës për blerjet e vogla, konform praktikave të prokurimit;
- Harton dhe dërgon në afat të gjitha evidencat që i përkasin degës së financës;
- Llogarit amortizimin e A.Q.T.-ve sipas normave të amortizimit në fuqi;
- Bën kontrollin e arkës çdo muaj;
- Kryen veprimet për sistemimet e kalimeve kapitale;
- Organizon dhe kryen kontrolle të befasishme në magazinat e Kompanisë;
- Ndjek dhe raporton arkëtimin e të ardhurave nëpërmjet evidencës së realizimit të tyre, dhe planifikon përdorimin e tyre në përputhje me nevojat e Administratorit;
- Monitoron librin e të ardhurave dhe shpenzimeve sipas Programit Financiar;
- Kryen analiza ekonomiko-financiare periodike (1-6-12 mujore) dhe merr masa për zbatimin e detyrave të caktuara, kontrollon përgatitjen e dokumentacionit sipas vendimeve në fuqi;
- Ndjek lëvizjen e materialeve nga magazinat me qëllim moskrijimin e stoqeve të tyre;
- Në bashkëpunim me sektorët e tjerë harton projekt-buxhetin vjetor sipas nevojave të Kompanisë dhe sipas metodave të planifikimit;
- Nuk kryen veprime që bien ndesh me ligjet në fuqi;
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Edukim i lartë në Ekonomi Financë;
Eksperiencë Pune: Minimumi 3 vjet eksperiencë pune në pozicionin drejtor i departamentit të financës në shoqëri ndërtimi;
Aftësi:
· Aftësi të shkëlqyera në programet financiare Financa 5;
· Aftësi komunikuese dhe negociuese;
· Aftësi të shkëlqyera për të krijuar dhe mbajtur komunikim korrekt dhe të përditshëm me administratën dhe palët e treta;
· Aftësi të shkëlqyera në komunikim dhe shkrim në gjuhën angleze;
Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 20 Nentor 2016
-
JU MIRËPRESIM!
Tel. : +35542255506
Cel. : +355674647484
AplikoWhatsApp