Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën menaxhimit të të dhënave dhe arkivimin, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:
MENAXHER KOMERCIAL
FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Menaxheri Komercial do të ndihmojë në mbulimin e detyrave manaxheriale, monitoruese dhe tregtare në industrinë ku kompania operon.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
- Përgatitja e rasteve të biznesit, listave të çmimeve;
- Studim dhe gjetjen e klientëve potencial, kontaktimi i tyre, marrëveshjet e bashkëpunimit me klientët;
- Ofrimi i konsulencës dhe trajtimit të klientëve;
- Manaxhimi i marketingut ne mediat sociale si Linkedin dhe facebook;
- Manaxhimi i burimeve njerëzore të stafit nën varësi si dhe detyra të tjera;
- Të mbulojë detyrat e manaxhimit të magazines si dhe detyra të tjera siç janë hedhja e të dhënave në system, indeksimi si dhe detyra të tjera të kërkuara nga punëdhënësi;
- Analizat e tregut, konkurentëve, konsumatorëve;
- Të zhvillojë procesin e shkëmbimit të konteniereve të sigurisë dhe shkatërrimit konfidencial kur i kerkohet;
- Punojësi duhet të siguroj zhvillimin e biznesit sipas legjislacionit në fuqi të Republikës së shqipërisë;
- Të zhvillojë dhe monitorojë aplikimin e planit të biznesit dhe marketing te përcaktuar nga manaxhimi i lartë;
- Të sigurojë një informacion të mjaftueshëm të nivelit të lartë presidentit të kompanisë dhe të shfaq për problemet e shfaqura zgjidhjet e mundshme sa më efiçente;
- Siguron zhvillimin cilësor të të gjitha proçedurave administrative dhe manaxheriale të kompanisë;
- Kryen vlerësimet raportuese të kompanisë dhe personelit;
- Ofron support dhe konsulencë drejtorit egzekutiv të kompanisë për krijimin dhe respektimin e marrëdhënieve positive me shtetin, politikat e tij dhe palët e treta;
- Analizon dhe propozon zgjidhje të cilat ulin kostot dhe rrisin të ardhurat;
- Jep parashikime financiare mbi situatat e ndryshme të kompanisë sipas ndryshimeve të mjedisit makro – ekonomik;
- Krijimi dhe mbajtja e një marrëdhënieje sa më pozitive me komunitetin konform legjislacioneve dhe normave morale duke operuar nëpërmjet politikave të ndryshme marketing dhe aktiviteteve të komunikimit;
- Krijon dhe mirëmban marrëdhënie të mira me klientët, institucionet shtetërore, legjislative, fitimprurëse dhe jo fitimprurëse për të siguruar dhe reklamuar konformitetin e kompanisë me politikat legale dhe morale të Republikës së Shqipërisë dhe komunitetit ku ajo operon;
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të ketë Diplomë Universitare në Administrim Biznesi. Master përbën avantazh;
Eksperiencë Pune: Kandidati duhet të ketë eksperiencë pune të diversifikuar mbi 5 vjet në manaxhim projektesh, shitje, analiza ҫmimi, marrëdhënie me klientet;
Aftësi:
- Nivel i shkëlqyer i paketë Miscrocoft Office;
- Nivel i lartë i gjuhës angleze i certifikuar (TOEFL përbën avantazh);
- Interes dhe njohuri te pergjithshme ne produkte IT (software, programe);
Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 30 Nentor 2016
-
JU MIRËPRESIM!
Tel. : +35542255506
Cel. : +355674647484
AplikoWhatsApp