“Tirana Ring Center” është Qendra më e re Polifunksionale në Tiranë, me siperfaqe totale ndërtimi prej 55.000 m2, më e madhe brenda qytetit, me një shumëllojshmeri shërbimesh duke përfshire një Qendër Tregëtare me më shumë se 70 Marka Ndërkombëtare, Hipermarket, Restorant Panoramik, Bar Kafe, Spa, Fitness, Ambjente argëtimi për fëmijë, Pistë Patinazhi, Kinema 5D dhe 7D, Zyra bashkëkohore dhe Apartamente të ndërtuara sipas Standarteve Europiane duke përdorur tekonologji Inovative.

“Tirana Ring Center” kerkon te punesoje: “Shofer



Detyrat dhe pergjegjesite:

Drejton dhe mirëmban automjetin e transportit te kompanise duke u lujdesur per sigurinë e personelit, dokumenteve dhe furnizimeve sipas rasteve.
Sigurohet per mirefunksionimin dhe mirembajtjen e automjetit para dhe pas udhëtimeve.
Kryen furnizimin e automjetit me karburant dhe kujdeset që serbatori të jetë gjithmonë në gjendje optimale para udhëtimeve.
Sigurohet që mirëmbajtja e planifikuar e automjetit është e përfunduar dhe e raportuar.
Dokumenton përdorimin e automjetit dhe përgatit raportet e udhëtimeve.
Siguron shërbime tjera që i kërkohen nga drejtues të kompanisë kur nuk janë të angazhuar në shërbimin e transportit.

Kerkesat:

Te kete perfunduar shkollen e mesme.
Minimumi 5 vjet përvojë në drejtim automjeti.
Njohja e gjuhes se huaj Anglisht dhe Italisht është një avantazh.
Aftësi të shkëlqyera komunikimi.
Fleksibël për të punuar kohë shtesë dhe gjatë fundjavave.

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj me Fotografi në adresën e e-mail-it: hr@ring.al brenda dates 17.11.2016.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj ploteson kriteret kualifikuese te siperpermendura.





Tel. : +355 4 450 42 51

AplikoWhatsApp