Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e tregtisë dhe ndërtimit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:
MENAXHER PROKURIMESH
FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Menaxheri i Prokurimit është përgjegjës për menaxhimin e prokurimeve në disa aspekte, ai ka njohuri të detajuara në lidhje me materialet dhe pajisjet, dhe koordinon procesin e blerjes.
Është pjesë integrale e ekipit të prokurimit për tendera dhe projekte, për vlerësimin teknik të projektit dhe materialeve si dhe për sigurimin e ofertës më të mirë financiare e teknike.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
· Menaxhimi i marrëdhënieve me furnitoret për blerjet dhe prokurimet e kompaninë;
· Hartimi i dokumentacionit teknik dhe ligjor të nevojshem për pjesemarrje në tender sipas legjislacionit përkatës;
· Të analizojë të dhënat teknike dhe kërkesat e përgjithshme dhe të veҫanta të ҫdo tenderi/projekti për të evidentuar dhe qartesuar të dhënat;
· Suport teknik ndaj furnitorëve me zbërthimin teknik të vizatimeve e relacioneve të projektit për ҫdo material;
· Analizimi i dokumentacionit të furnitoreve aktual dhe potencial si psh, ҫertifikatat, testet, skedat teknike për të evidentuar konformitetin e tyre;
· Menaxhimi i prioriteteve të shumta njëkohesisht;
· Punë në ekip për të realizuar me sukses ekzekutimin e një projekti;
· Analize ҫmimesh dhe kostosh për blerjet e mundëshme (për projekt/tender). Dhe një rekomandim për zëvendesim produkti apo furnitori;
· Zvogëlimi i kostove apo humbjeve. Orientimi drejt optimizimit dhe kursimit të kostos për kompaninë.
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Arsim i lartë, Diplome në Fakultetin e Ekonomise/ Inxhinierisë së Ndertimit, Mekanike, Hidroteknike;
Eksperiencë Pune: Të ketë një eksperiencë 2-3 vjecare në këtë fushë;
Aftësi:
· Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane;
· Njohuri kompjuterike të Programeve : MS Office-Financiare/Autocad;
· Të njohë shumë mirë programet bazë të kompjuterit;
· Të njohë shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane;
· Të ketë aftesi shumë të mira menaxhuese;
· Të ketë aftesi shumë të mira komunikuese;
· Të jetë i aftë per të punuar në grup;
Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV) në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 20 Nëntor 2016
-
JU MIRËPRESIM!
Tel. : +35542255506
Cel. : +355674647484
AplikoWhatsApp