Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e turizmit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:
SPECIALIST MARKETING DHE SHITJE
FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Përgjegjës për zhvillimin dhe implemetimin e një plani strategjik shitjeje e cila rrit të ardhurat e hotelit. Strategjija përfshirë: market miks, ҫmimet dhe shitjet online dhe ato direkte.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
· Punon me manaxherin e përgjithshëm për zbatimin e strategjisë së marketingut dhe shitjes;
· Krijon dhe mirëmban marrëdhenie biznesi me kompani të ndryshme: agjensi turistike, OTA, linja ajrore, kompani fitimprurëse;
· Observim i tregut të Sarandës, identifikimi i “trend”, dhe monitorim i konkurrencës përgjatë sezonit;
· Reklamon paketat/shërbimet e krijuara nga menaxheri i shërbimit;
· Mbledh të dhëna mbi klientët, konkurencën dhe mbi tregun, bashkon këto informacione në raporte dhe prezantime;
· Performon detyra të tjera të kërkuara nga manaxhimi;
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplome Universitare në Marketing apo fusha të ngjashme;
Eksperiencë Pune: Minimalisht dy vite experiencë në industrinë e hotelerisë, përparësi u jepet kantidateve që kanë përvoje shtesë në reklamimin apo marketing të një prone;
Aftësi:
· Njohuri mbi metodat e mbledhjes së të dhënave (sondazhe, fokus grupe, kërkim online), search engines, web analytics;
· Njohuri dhe eksperience reklamimi në OTA dhe mediat sociale;
· Kërkohet rrjedhshmeri në gjuhën angleze (e shkruar dhe e folur);
· Njohuri të shkëlqyera në paketat MS Office;
Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 15 Dhjetor 2016
-
JU MIRËPRESIM!
Tel. : +35542255506
Cel. : +355674647484
AplikoWhatsApp