Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e turizmit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:
MENAXHER I USHQIMEVE DHE PIJEVE
FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Drejton dhe organizon departamentet e hotelit për ushqimin dhe pijet, në mënyre që të mbajë standard të lartë në cilësi dhe shërbim, si dhe të rritë të ardhurat.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
· Cakton dhe delegon përgjegjësinë dhe autoritetin për ushqim dhe pije tek departamentet: shërbim në dhomë, restorante, salla e konferencave, kuzhina, dhe bar;
· Zbaton kontrollin efektiv per ushqimet, pijet dhe kontrollin e kostove te punes per te gjitha departamentet;
· Shqyrton dhe vlereson rregullisht kenaqesin e klientit per secilin restorant,bar dhe rekomandon politika te reja operative nese eshte nevoja;
· Krijon dhe ruan shërbime standarte per te gjitha departamentet;
· Performon detyra te tjera te kerkuara nga manaxhimi;
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Duhet të kenë mbaruar minimalisht arsimin e mesëm;
Eksperiencë Pune: Kandidatet duhet të kenë të paktën 5 ose më tepër vite eksperiencë pune në industrinë e hotelerisë;
Aftësi:
· Të njohë programet bazë të paketës Microsoft Office;
· Eksperiencë në koordinimin e departamenteve të ndryshme;
· Kërkohet rrjedhshmeri në gjuhën angleze (e shkruar dhe e folur);
· Njohuri të plotë të ligjeve të qeverisë që lidhen me industrinë e hotelerisë;
· Aftësi për të punuar nën presion dhe në ambjente me ritem të lartë pune;
Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 10 Dhjetor 2016
-
JU MIRËPRESIM!
Tel. : +35542255506
Cel. : +355674647484
AplikoWhatsApp