Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e turizmit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:
MENAXHER RECEPSIONI
FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Mbikqyr të gjitha aspektet e recepsionit dhe të stafit, në mënyrë që të sigurojë kënaqesinë e klientit dhe efikasitetin operacional. Manaxheri i recepsionit duhet të sigurojë që recepsioni dhe të gjithe pjeset operacionale të saj të funksionojnë rrjedhshëm dhe pa probleme.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
· Mbikqyr recepsionistët, rezervimet, procedurat ditore në recepsion;
· Krijon zgjidhje për kërkesat e pa parashikuara dhe ankesat e klienteve;
· Siguron që i gjithë stafi është i veshur sipas uniformës korrekte.
· Mbikqyr dhe siguron hyrjen e informacioneve të klienteve saktë.
· Në bashkëpunim me specialistin e marketingut dhe shitjeve është në dijeni të ҫmimeve, paketa dhe promovimeve aktuale;
· Siguron zbatimin e politikave dhe kushteve të hotelit drejt stafit dhe pushuesve;
· Performon detyra të tjera të kërkuara nga manaxhimi;
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Diplome universitare në manaxhim ose hoteleri turizëm;
Eksperiencë Pune: Tre ose me shumë vite experiencë në shërbim klienti, recepsion apo fusha të ngjashme;
Aftësi:
· Eksperiencë e shkëlqyer në shërbim klienti;
· Kërkohet rrjedhshmeri në gjuhën angleze (e shkruar dhe e folur);
· Preferohet kantidat me eksperiencë në sistem reservimi online për hotelin;
· Aftësi të shkëlqyera organizative, ndërpersonale dhe administrative;
· Aftesi ne paketat MS Office;
· Zotësi për t’u përqëndruar në nevojat e klientit, aftësi për të qëndruar i qetë dhe i sjellshem gjatë gjithë kohës;
Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 15 Dhjetor 2016
-
JU MIRËPRESIM!
Tel. : +35542255506
Cel. : +355674647484
AplikoWhatsApp