Jeni individe në kërkim të karrieres tuaj apo kompani në kërkim të stafit më të mirë për ekipin tuaj, na kontaktoni për të bërë zgjedhjen e duhur. Në emër të një kompanie të suksesshme që operon në Shqipëri, në fushën e turizmit, DIMENSION po kërkon të rekrutojë kandidatë në pozicionin:
DREJTOR FINANCE
FUNKSIONI BAZË DHE QËLLIMI I PËRGJEGJËSIVE
Të jetë përgjegjës për të gjitha aspektet e menaxhimit financiar dhe fiskal të operacioneve të kompanisë. Të sigurojë udhëheqje dhe koordinim në përpjekjet administrative, planifikimin e biznesit, kontabilitetit dhe buxhetimit të kompanisë.
DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË
· Planifikon, organizon, kontrollon, dhe vlerëson punën e personelit të finances. Përcakton kërkesat e performancës dhe objektivat e zhvillimit personal;
· Harton, zbaton dhe monitoron planet e punës për të arritur qëllimet dhe objektivat;
· Menaxhon likujditetet, llogaritë e pagesave dhe arketimeve;
· Përgatit listën e pagave;
· Menaxhon dhe merr pjesë në sigurimin e operacioneve të kontabilitetit ne sistemin kompjuterike;
· Merr pjese në prokurimin dhe miratimin e blerjeve;
· Krijon dhe mirëmban procedurat e kontrollit të brendshëm dhe siguron që standardet e kontabilitetit janë përmbushur;
· Përgatit zbaton dhe kontrollon buxhetin e kompanisë;
· Drejton përgatitjen e raporteve financiare, të tilla si deklaratat e të ardhurave, bilancet, dhe analiza e të ardhurave ose të shpenzimeve të ardhshme, që përmbledhin dhe parashikimin e gjendjes financiare të organizatës;
· Përgatit raporte të veçanta që kërkohen nga autoritetet rregullative;
· Mbikëqyr investimin e fondeve, menaxhon rreziqet që lidhen, mbikëqyre aktivitetet e menaxhimit të parave të gatshme, ekzekuton strategji kapitale për të mbështetur zgjerimin e firmës;
· Mbikëqyr të gjitha funksionet të Raportimit Financiar të kompanisë, duke përfshirë ndërveprimin me auditorët dhe përgatitjen e Raportit Gjithëpërfshirës vjetore financiare të kompanisë;
KUALIFIKIMET DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Edukimi: Të ketë mbaruar Arsimin e Lartë në Fakultetin e Ekonomise;
Eksperiencë Pune: Minimalisht 5 vjet experiencë pune;
Aftësi:
· Të njohë programet bazë të paketës Microsoft Office, Finance 5 dhe Alfa;
· Të njohë shumë mirë dokumentacionit financiar si dhe legjislacionit në lidhje me fushën përkatëse;
· Të ketë njohuri të Gjuhës Angleze;
· Të ketë kapacitete të zgjidhjes së problemeve me përgjegjësi dhe efektivitet;
Mirëpresim të gjithë kandidatet e interesuar të cilët mund të dërgojnë aplikimin e tyre (letër shoqëruese dhe CV në adresën: rekrutime@dimensionhr.al;
-
Ju informojmë se vetëm kandidatët e përzgjedhur nga dokumentacioni i tyre do të njoftohen për intervistë.
Afati i dorëzimeve të CV-ve është deri më 30 Nëntor 2016
-
JU MIRËPRESIM!
Tel. : +35542255506
Cel. : +355674647484
AplikoWhatsApp