"Tirana Ring Center” është Qendra më e re Polifunksionale në Tiranë, me siperfaqe totale ndërtimi prej 55.000 m2, më e madhe brenda qytetit, me një shumëllojshmeri shërbimesh duke përfshire një Qendër Tregëtare me më shumë se 70 Marka Ndërkombëtare, Hipermarket, Restorant Panoramik, Bar Kafe, Spa, Fitness, Ambjente argëtimi për fëmijë, Pistë Patinazhi, Kinema 5D dhe 7D, Zyra bashkëkohore dhe Apartamente të ndërtuara sipas Standarteve Europiane duke përdorur tekonologji Inovative.

“Tirana Ring Center” kerkon te punesoje: “Inxhinier Mekanik”


Detyrat dhe Pergjegjesite:

Inxhinieri Mekanik koordinon të gjitha shërbimet mekanike, si para ndërtimit, ashtu edhe gjatë zbatimit të projektit.
Mbikqyr instalimin e të gjitha sistemeve mekanike/hidrosanitare të përfshira në projekt.
Planifikon, organizon dhe mbikqyr punën e nënkotraktorëve mekanik për t’u siguruar se të gjitha punimet po kryhen sipas parametrave të percaktuara në projekt.
Pergatit ose kordinon gjithë dokumentacionin e duhur tekniko –ligjor për marrjen e lejeve përkatëse në institucionet vëndase;
Rishikon dhe harton koston e instalimeve mekanike duke prëgatitur preventivin total .
Përgatit dhe monitoron grafikun e zbatimit të punimeve mekanike në përputhje me grafikun e përgjithshem të objektit;
Harton dhe kontrollon situacionet mujore.
Harton dhe kontrollon projekte te reja.
Kujdeset per te siguruar mirëmbajtien periodike të sistemit te instalimeve mekanike gjatë fazës të shfrytezimit.
Përpilon dhe koordinon punën për prëgatitjen e manualeve të mirëmbajtjes të instalimeve mekanike.
Merr pjesë në hartimin dhe zbatimin e rregullores së sigurimit teknik në lidhje me instalimet mekanike.
Përgatitja e dosjes për lejet në institucionet përkatëse ,në kohën e duhur
Detyra të tjera që i caktohen


Kërkesat:

Te kete perfunduar studimet ne Fakultetin e Inxhinierise Mekanike;
Eksperience minimum 2-3 vjecare ne projektimin e impianteve HVAC;
Zoterim i gjuhes Angleze per komunikim dhe trajnime ne fushen e HVAC;
Zoterim shume i mire i Autocad ;
Aftesi shume te mira komunikimi dhe bashkepunimi ne grup;


Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi dërgoni CV-në tuaj ne gjuhen Shqipe me Fotografi në adresën e e-mail-it: hr@ring.al brenda dates 20.02.2017.

Ju do të kontaktoheni vetëm në qoftë se CV-ja juaj ploteson kriteret kualifikuese te siperpermendura.


Tel. : +355 4 450 42 51

AplikoWhatsApp