Vibtis shpk, është themeluar më 30 gusht 2010 dhe operon ne Shqiperi dhe Kosove.

Aktiviteti i kompanisë është i përqendruar kryesisht në: import - eksport të produkteve industriale ne fushen e Infrastruktures dhe Oil&Gas dhe shërbime të lidhura me konsulencë teknike.



Menaxher/Inxhinier Prokurimi. Kompania Vibtis www.vibtis.al

Përshkrimi:
Pozicioni: Menaxher/ Inxhinier Prokurimi
I raporton: Shefit të Departamentit të Blerjeve dhe Prokurimeve, Departamenti Infrastrukturë
Inxhinieri Prokurimit – është përgjegjës per manaxhimin e prokurimeve në disa aspekte.
Inxhinier i prokurimit ka njohuri të detajuara në lidhje me materialet dhe pajisjet, dhe koordinon procesin e blerjes.
Pjesë integrale e ekipit të prokurimit për tendera dhe projekte, për vlerësimin teknik të projektit dhe materialeve dhe për sigurimin e ofertës më të mirë financiare dhe teknike.

Detyrat dhe përgjegjësitë
1- Menaxhimi i marrëdhënieve me furnitoret për blerjet dhe prokurimet e kompaninë.
2- Hartimi i dokumentacionit teknik dhe ligjor të nevojshem për pjesemarrje në tender sipas legjislacionit perkatës.
3- Të analizoj të dhenat teknike dhe kerkesat e pergjithshme dhe të vecanta të cdo tenderi/projekti per te evidentuar dhe qartesuar të dhënat.
4- Suport teknik ndaj furnitoreve me zberthimin teknik të vizatimeve e relacioneve të projektit për cdo material.
5- Analizimi i dokumentacionit të furnitoreve aktual dhe potencial si psh, certifikatat, testet, skedat teknike per te evidentuar konformitetin e tyre.
6- Menaxhimi i prioriteteve të shumta njekohesisht.
7- Pune ne ekip për të realizuar me sukses ekzekutimin e një projekti.
8- Analize cmimesh dhe kostosh per blerjet e mundeshme ( per projekt/tender). Dhe nje rekomandim për zevendesim produkti apo furnitori.
9- Zvogëlimi i kostove apo humbjeve. Orientimi drejt optimizimit dhe kursimit te kostos për kompaninë.

Kualifikimet

  • Arsim i larte Diplome ne Fakultetin e Ekonomise/ Inxhinierise Ndertimi, Mekanike, Hidroteknike.
  • Eksperienca 2-3 vjecare në kete fushe.
  • Mosha 26 – 35 vjec.
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze dhe italiane.
  • Njohuri kompjuterike të Programeve : MS Office-Financiare/Autocad.


Aftësi dhe Cilësi:


  • Të njohë shumë mirë programet bazë të kompjuterit.
  • Të njohë shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane.
  • Të ketë aftesi shumë të mira menaxhuese.
  • Të ketë aftesi shumë të mira komunikuese.
  • Të jetë i aftë per të punuar në grup.


Të gjitha CV-të tuaja mund t’i dërgoni në adresën info@vibtis.al brenda dates 07/11/2016


Kind regards
VIBTIS

Blv "Deshmoret e Kombit".Twin Towers,
Tower No:2 Floor 7/2, Tirana 1001, Albania
Tel/Fax: +355 4 2280 120
e-mail: info@vibtis.al ; web: www.vibtis.al

AplikoWhatsApp