Union Bank ka filluar aktivitetin në 2006, si pjesë e zgjerimit të kompanive të Union Grup në Shqipëri. Që nga themelimi, banka ka njohur rritje sinjifikative në të gjithë sektorët dhe tani ka 29 degë në qytetet më kryesore të Shqiperisë.
Sot Union Bank ka rreth 350 punonjës në të gjithë Shqipërinë. Menaxhimi i Bankës i kushton rëndësi të veçantë krijimit të një ambjenti ku opinionet e punonjësve inkurajohen dhe vlerësohen. Ne jemi krenarë për raportet kolegiale dhe atmosferën në punë që kemi dhe kërkojmë që t’i përmirësojmë vazhdimisht ato.
Menaxhimi ka identifikuar nevojën për punësimin e një Specialisti ne Departamentin e Riskut te Kredisë së Biznesit, në Drejtorinë e Përgjithshme në Tiranë. Ftohen aplikime nga kandidatë të përshtatshëm për këtë pozicion.


Specialist i Riskut të Kredisë së Biznesit

Përgjegjësitë Kryesore:



  • Përgjegjës për funksionin e vlerësimit të riskut të kredisë përmes monitorimit dhe vlerësimit të proçesit gjatë analizës se kredisë.
  • Vlerëson aplikimet e kredisë që vijnë nga Departamenti i Shitjeve te Kredise Biznesit ose nga Specialistët e Marrëdhenieve me Biznesin në degë, përgatit propozimet për kredi, modifikimet dhe rishikimin e faciliteteve dhe kredive, për të ruajtur një nivel risku të pranueshëm nga banka.
  • I parashtron anëtarëve të Komitetit të Kredisë propozimet për kredi dhe kujdeset për shqyrtimin në kohë të tyre.
  • Në raste të veçanta, viziton klientët për një vlerësim të saktë të riskut të kredisë.
  • Pajis administrimin e kredisë me të gjitha të dhënat dhe dokumentacionet e përshtatshme për të vazhduar proçesimin e mëtejshem të kredisë në pergatitjen e dokumentacionit të kredisë, disbursimit etj.
  • Ndjek trendin aktual ekonomik të biznesit dhe vlerëson ndikimin e këtyre faktorëve në portofolin e kredisë.
  • Bashkëpunon në zhvillimin e politikave për menaxhimin e pikave të përqendrimit të riskut përsa i përket shkallës së rrezikut, produkteve të kredive, rajonit etj.
  • Zhvillon plane monitoruese dhe mbikqyr portfolin përmes përdorimit të metodave të ndryshme si, analiza dhe vlerësimi i vazhdueshem, ia paraqet rezultatet KK-së dhe propozon rekomandime për veprime parandaluese dhe korrigjuese.


  • Koordinon veprimet e stafit te degëve në trajtimin e aplikimeve.
  • Kontrollon permbushjen në kohë dhe në cilesinë e duhur të detyrave të degëve në dhënien e kredive për të siguruar që shërbimi ndaj kredimarrrësit dhe standartet e kredidhënies janë mbajtur në nivelin e duhur.
  • Monitoron cilesinë e kredidhënies në degë dhe propozon zgjerim / ngushtim të limitit kreditor.
  • I raporton Drejtorit të Departamentit mbi ecurine e proçesit të kredidhënies në deget e Bankës.



Kualifikimet/Eksperienca e kërkuar:

  • Diplomë universitare në ekonomi.
  • Eksperiencë të mëparshme 3 vjecare në kredidhënien e biznesit apo riskut të kredisë se biznesit.



Profili Individual i dëshiruar:

  • Aftësi të analizës financiare të aplikimeve kreditore.
  • Aftësi shumë të mira komunikimi verbale dhe me shkrim.
  • Njohuri shumë të mira kompjuterike.
  • Njohuri të mira të gjuhës Angleze.
  • Tipare personale: të ketë iniciativë dhe përgjegjësi, i aftë të punojë në grup dhe në mënyrë individuale, të ketë aftësi të mira menaxhimi, dëshirë për zhvillim të mëtejshëm, të jetë kërkues etj



Personat e interesuar duhet të dërgojnë brenda datës 31 Tetor 2016:

  • CV
  • Letër “Shprehje Interesi” për Pozicionin
  • Diplomë dhe listë notash
  • Letra reference nga punëdhënës të mëparshëm

në njërën nga adresat e mëposhtme:


Union Bank
Blv. Zogu I, përballë stacionit të trenit
Tiranë
Fax: +355 4 2272 880
E-mail: hr@unionbank.al


Vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë do të kontaktohen.




Union Bank sh.a. deklaron se i përpunon të dhënat personale të aplikanteve mbështetur në Ligjin Nr. 9887, datë 10.3.2008, “Për mbrojtjen e të dhënave personale” dhe Udhëzimin Nr.42 datë 22.07.2014 “Për përpunimin e të dhënave personale të kandidatëve për punë”. Të dhënat personale të aplikanteve janë kryesisht të dhënat e deklaruara nga ata vetë në CV-ve të tyre, gjithashtu dhe të dhënat e marra nga dokumentet e tjera të paraqitura nga ata.
Union Bank sh.a. ka marrë masat organizative dhe teknike të nevojshme me qëllim për të garantuar sigurinë e të dhënave personale që përpunon. Vetëm personeli i autorizuar ka akses në të dhënat personale që përpunon Union Bank sh.a. dhe ky personel ka për detyre të ruajë konfidencialitetin e të dhënave sensitive.
Individët që aplikojnë pranë Union Bank sh.a. pranojnë dhe janë në dijeni se të dhënat e tyre personale do të përpunohen siç përshkruhet me sipër.
Aplikantët kanë të drejtë të kërkojnë korrigjimin ose fshirjen e të dhënave personale të tyre. Për të ushtruar këtë të drejtë ata duhet të kontaktojnë në hr@unionbank.al.

AplikoWhatsApp