INTERNSHIP NE DEPARTAMENTIN E BURIMEVE NJEREZORE, ALUFLOR SHPK (Kullat Binjake) Tirane

ALUFLOR mundëson ndërtimin e fasadave të teknologjisë së lartë, dritareve dhe dyerve duke përdorur sisteme të profileve të aluminit, pajisje të përpunimit, aksesorëve dhe ekspertizë teknike të cilësisë më të lartë. Për më tepër ALUFLOR ka vendosur standarde të larta teknologjike në industrinë e ndërtimit. Përfitimi funksional i markës qëndron në zgjidhjet më të mira teknike.


Edukimi, Kualifikimet dhe Eksperienca e kërkuar:

Të interesuarit duhet:

- Te kenë përfunduar arsimin e lartë , e preferueshme Gazetari, Gjuhe-Letersi, Shkenca Sociale (Psikologji, Sociologji, Pune Sociale, Marredhenie Nderkombetare, Shkenca Politike);
- Njohje shumë e mirë e gjuhës angleze dhe italiane
- Njohje shumë e mirë e paketës Microsoft Office (Word, Excel, Power Point, etj.)
- Aftësi shumë të mira komunikimi
- Aftësi për të punuar në grup
- Te jete e shkathet, energjike, serioze, me integritet te larte.

Duhet t'i përmbahet këtyre rregullave:

-Të kenë përkushtim maksimal gjatë orarit të punës .
-Të jenë të komunikueshëm me kolegët dhe të gatshëm në çdo kohë të japin ndihmën e tyre për nevojat e kompanisë.
-Të karakterizohen nga ndershmëria,integriteti dhe korrektësia
-Të kenë aftësi organizative, kreative dhe të ofroje ide të reja.
-Të ecin me të njëjtin hap me qëllimet dhe synimet e kompanisë
-Të ruajnë konfidencialitetin

Aplikimi me CV dhe foto (format pasaporte) është i detyrueshëm dhe percaktimi i pozicionit per te cilin aplikon ne "subject" te e-mailit. Nuk do te merren ne konsiderate CV-te pa foto.

Preferohen kandidate qe nuk jane duke ndjekur studimet e larta apo studimet master dhe jane te gatshme te angazhonen full time.

Ne perfundim te internshipit dhe ne rast te performances se mire te kandidatit, do te ofrohet punesimi me page i kandidatit.


Te interesuarit te dergojne CV-ne ne adresen e email-it: info@aluflor.com dhe as.bnj@aluflor.com


Apliko